Kulturë

Shirazi, Kryeqyteti i Rinisë i Botës Muslimane

Në një ceremoni të dielën, më 8 janar 2017, programi  shënon qytetin jugor  iranian, Shiraz, si kryeqyteti i Rinisë i Botës Islame në vitin 2017.

Përfaqësuesit e 58 vendeve muslimane do të jenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes në Shiraz.

Ministri iranian i Punëve të Rinisë dhe Sporteve, Masoud Soltanifar do t’i drejtohet ngjarjes.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) e ka deklaruar qytetin Shiraz si Kryeqyteti i Rinisë për Botën Muslimane për vitin 2017.

Në këtë cilësi, qyteti do të presë të rinj nga vendet dhe ngjarjet që lidhen me çështjet Islame.

Ngjarjet do të përfshijnë një sërë ekspozitash dhe seminaresh mbi artet islame, si dhe programet kulturore dhe sportive. 

Për më shumë se 2000 vjet Shirazi  është pranuar si zemra e kulturës persiane dhe është bërë sinonim i arsimit, bilbilave dhe poezisë.

Ai është një nga qytetet më të rëndësishme në botën mesjetare islame dhe ishte kryeqyteti iranian gjatë dinastisë Zand ( 1747-1779), kur shumica nga ndërtesat e tij më të bukura janë ndërtuar.

Shirazi është vendi ku ndodhet mauzoleu i Shah Cheragh, birit të Imam Musa Qazimit (a.s.), i cili është një vend i madh pelegrinazhi për iranianët dhe muslimanët shiitë nga e gjithë bota.

Qyteti është edhe vendi ku kanë varret  Hafizi dhe Saadiu, dy nga poetët më të shquar iranianë, si dhe kopshtet e mrekullueshme, xhamitë e bukura  dhe monumente historike.

Burimi: IQNA News