Amerike

Sorosi publikisht sulmoi Donald Trumpin

Miliarderi elitar George Soros publikisht e ka sulmuar Donald Trumpin pasi që ai gjoja po i anulon përpjekjet e t’ia drejt përmirësimit të zhvillimit botëror. Në internet portal Sorosi e ka akuzuar presidentin e ardhshëm amerikan se do të”bëhet diktator” dhe në atë mënyrë do të kërcënojë planet e t’ia globale për rendin e ri botëror, raportoi Paul Joseph Watson për”Infowars”.

Në artikullin për Project Syndicate, Sorosi e ka filluar shkrimin me theksin se ka jetuar edhe nën regjimin nazist dhe nën pushtetin sovjetik në Hungari para se të cek se”format e ndryshme të shoqatave sekrete, nga diktaturat fashiste gjer te shtetet mafioze në rritje”, Sorosi ka deklaruar se duke votuar për Donald Trumpin “amerikanët e kanë zgjedhur mashtruesin dhe diktatorin e ardhshëm për president të tyre”, dhe se humbja e Hillary Clinton do të thotë se Amerika”më nuk do të ketë mundësi të mbrojë dhe promovojë demokracinë në pjesët tjera të botës”. Sorosi poashtu ka akuzuar edhe kabinetin e porsazgjedhur të Donald Trumpit, pasi që përmban”ekstremistët jo të aftë dhe ish gjeneralët në pension”.

Duke arsyetuar përkrahjen e tij Bashkimit Evropian për shkak të qasjes së saj të suksesshme drejt” inxhinierisë shoqërore”, Sorosi theksoi se Bashkimi Evropian po bëhet”gjithnjë më disfunksional”, dhe se dezintegrimi i saj po shpejtohet” duke filluar me Brexitin britanez, nëpërmjet zgjedhjes së Trumpit, gjer te refuzimi i reformave të saja konstitucionale nga ana e votuesve italian”.

Sorosi poashtu është ankuar në gjoja ndikimin ilegal të presidentit rus Vladimir Putinit gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.” Fillimisht u përpoq të kontrollojë rrjetet sociale. Pastaj me hapin brilant ka eksploatuar modelin e biznesit të rrjeteve sociale duke zgjeruar dezinformata dhe duke publikuar lajme të rrejshme, me ç’rast ka dezorientuar votuesit dhe ka dëmtuar demokracinë. Në atë mënyrë ka ndihmuar  Donald Trumpin gjatë zgjedhjeve për president amerikan”, ka shkruar Sorosi.

Burimi: Global cir