Gjermani

Dhoma për namaz u hap në burgun kryesor në Hanover, Gjermani

Një dhomë për namaz është hapur  në burgun kryesor në Hanover, Gjermani, për t’i shërbyer të burgosurve muslimanë.

Sipas faqes të  internetit islamiq.de,  kjo është hera e parë  që për të dënuarit  në  një vend Evropian Perëndimor, hapet një dhomë për namaz  për muslimanët.

Dhomë  për namaz  është 60 metra katrorë  ku mund të falen 50 besimtarë muslimanë.

Sipas zyrtarëve të burgut, komuniteti musliman i qytetit ka bashkëpunuar në hapjen e objektit.

Një numër i psikiatërve muslimanë  gjithashtu punojnë edhe në burgun e Hanoverit për të ofruar shërbime psikiatrike për të burgosurit  që besojnë fenë Islame.

Hanoveri  është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit gjerman të Saksonisë së Poshtme.

Gjermania është shtëpia e rreth 5 milionë muslimanëve, një prej pakicave më të mëdha muslimane në Evropë.

Burimi: IQNA News