Kulturë

Festivali Ndërkombëtar ‘Pejgamberi i Mëshirës’ është planifikuar në fillim të vitit tjetër

Edicioni i dytë i një Festivali Nërkombëtar Kuluror-Artistik të quajtur "Pejgamberi i Mëshirës" do të mbahet në qytetin e shenjtë të Kumit, në Iranin qendror,  në fillim të vitit të ardhshëm.

Festivali synon nxitjen, promovimin e karakterit dhe stilin e jetës së Profetit të Shenjtë (a.s.) dhe kundërvënien përpjekjet islamofobe. Festivali është planifikuar të mbahet në muajin e Esfandit sipas kalendarin Iranian ose në muajin shkurt 19, mars  – 20, 2017).

Karakteri dhe mënyra e jetesës së Profetit të Shenjtë (a.s.), uniteti islamik, lufta kundër përpjekjeve që synojnë të shtrembërojnë  imazhin e Profetit të Shenjtë (a.s.), dhe mënyrat për të ftuar në Islam me theks të veçantë në Letrën Liderit Suprem të Revolucionit Islamik,  Ajetullah Sejjid  Ali Hamaneit për të Rinjtë në Perëndim janë temat e këtij edicioni të festivalit. 

Ajetullah Hamenei kohët e fundit ka shkruar një letër për të rinjtë e Perëndimit, duke paraqitur një imazh të vërtetë të Islamit për të rinjët në Evropë dhe Amerikën e Veriut, dhe ku shqyrtohen arsyet  dhe përpjekjet e Perëndimit për të përhapur Islamofobinë.

Profeti i Festivalit Mëshirës do të organizohet për dy grupmoshat, të  fëmijëve dhe adoleshentëve (më të rinj se 18 vjeç) dhe të rriturit mbi 18 vjeç e lart.

Arti dhe vepra kulturore në fushën e letërsisë (poezi, roman, histori, etj), hulumtim, artit pamor (pikturë, poster, grafikë, etj), dhe punime të publikuara në hapësirën kibernetike mund të dorëzohen në sekretariatin e festivalit në www .news.asemanpub.com.

Burimi: IQNA News