Kulturë

Gratë analfabete marokene mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë Kur'anin

67.000 gra marokene që nuk e dinë të lexojnë dhe shkruajnë morën pjesë në një program mësimor letrar nëpër xhami në të gjithë vendin.

Pasi mësuan se si të lexojnë dhe shkruajnë në programin tre-mujor intensiv të mbajtur nga Ministria për Çështje Fetare dhe Çështjeve Islamike e vendit, gratë së bashku shkruan një kopje të Kur'anit.

Në fund të programit, secila prej tyre ka shkruar një fjalë të Librit të Shenjtë në stilin e Othmani të gjuhës arabe.

Pasi  tërë Kur’ani u shkrua nga ato, një grup i grave me aftësi artistike e dekoruan dhe zbukuruar kopjen e Kur’anit me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe.

Ministria për Çështje Fetare e Marokut ka dhuruar kopje, të stilit i cili cili është  bazuar në Mus'haf Kombëtare të Marokut, mbretit të vendit.

Maroku është një vend i vendosur në rajonin Maghrebit të Afrikës së Veriut. Islami është feja më e madhe në vend, me më shumë se 99 për qind e popullsisë  është muslimane.  Shumica dërmuese e muslimanëve në Marok janë Sunni i përkasin shkollës jurudike malikite.

Burimi: IQNA News