Libra mbi Imam Aliun (a.s.) janë botuar në Naxhaf, Irak
Qendra e Përkthimeve "Amir-ul-Muminin (a.s.) në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak, ka botuar dy libra në gjuhën angleze , librin Nehxh ul Balaga dhe Jeta e Imam Aliut (a.s.).
Sipas faqes të internetit të Astan-it, (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.), librat janë përkthyer në anglisht dhe botuar si pjesë e projekteve shkencore të qendrës në vitin 2016.
Shpërndarja e mendimeve dhe mësimeve të Ehl-ul-Bejtit (a.s.) është objektivi kryesor i qendrës, e cila është e lidhur me Departamentin për Çështje Intelektuale –Kulturore të Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.).
"Bërësit e Paqes ... Aliu dhe bijtë e tij" nga Sejjid Muhammed Ali Al-Hile dhe "Lidhja me të tjera në Nehxh-ul-Belaga" përpiluar nga Biblioteka Al-Ravda el-Haidariah janë libra të botuar rishtazi.
Libri i parë përmban qëndrimet e Nehxh-ul-Belaga mbi marrëdhëniet ndërmjet qytetërimeve dhe shoqërive, ndërsa libri i dytë merret me çështjen e paqes dhe miqësisë në thëniet dhe jetën e Imam Aliut (a.s.).
Librat janë përkthyer nga arabishtja nga studiuesi nga Iraku, Muhammed Muhiddin Tahir.
Burimi: IQNA News