Xhamia më e vjetër në Afrikën Lindore ndërtuar nga iranianët
Xhamia Kizimkazi në Zanzibar, Tanzani, është xhamia më e vjetër në Afrikën Lindore.
Xhamia, e cila është ndërtuar në vitin 500 të Hixhretit, sipas Kalendarit Islamikt apo në vitin 1107 sipas Kalendarit Gregorian, është ndërtuar me urdhër të një sundimtari nga Shirazi.
Origjina e popullit Shirazi, që banonojnë në brigjet e Suahilit të Afrikës Lindore, janë të lidhur me Shirazin dhe rajonin jugperëndimor bregdetar të Iranit.
Në mes të shekullit të XIII-të dhe shekullit të XV-të, shirazianët themeluan qytete-shtete persiane në bregun lindor të Afrikës, si dhe në ishujt e tij.
Murteza Rezvanfar, një anëtar i fakultetit të Trashëgimisë Kulturore të Iranit dhe Qendrës Hulumtuese të Turizmit, i cili është në Tanzani për të studiuar origjinën iraniane të trashëgimisë kulturore të rajonit, tha se xhamia është ndërtuar me gurë dhe ka mbulesa të ngjashme me ato të xhamive të Epokës të Selxhukë në Iran.
Ai tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se ka një epigraf në mihrab të xhamisë në të cilin është data e ndërtimit të xhamisë, shënohet viti 500 i Hixhretit, është shkruar në stilin kufik dhe ka datën e rinovimit të saj në vitin 1184 të Hixhretit, e shkruar në stilin Naskh.
Ai shtoi se xhamia aktualisht përdoret nga besimtarët lokal dhe se ekziston një varrezë e vjetër në afërsi të xhamisë, që është e një rëndësie arkeologjike.
Burimi: IQNA News