Iraku

Mbi 100 Xhami të shkatërruara nga Daesh (ISIS) në Mosul

Deri në 104 xhami janë shkatërruar nga Daesh (ISIS), grupi terrorist në qytetin irakian të Mosulit dhe rrethinat e tij, tha një zyrtar.

Drejtori musliman sunnit  i  Departamentit për Çështje Fetare të Provincës Ninive,  Abubakr  Kana'an tha se grupi terrorist ka shkatërruar plotësisht 37 xhami.

Ai tha se ndërsa në disa vende të tjera të adhurimit janë shkatërruar pjesërisht, shumica prej tyre nuk mund të përdoren më, nëse ato nuk  rindërtohen plotësisht, raportoi al-Kuds al-Arabi.

Abubakr Kana'an gjithashtu vuri në dukje se shumë nga xhamitë ishin  xhami me rëndësi historike dhe shkatërrimi i tyre është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore të qytetit. 

Trupat qeveritare irakiane dhe forcat paraushtarake kanë nisur një fushatë në muajin tetor për të larguar  Daesh-in nga Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut dhe bastioni i fundit Daesh-it në qendrat e mëdha urbane në Irak.

Që atëherë, trupat irakiane dhe forcat paraushtarke kanë  korrur fitore kundër terroristëve dhe kanë  çliruar periferitë e qytetit, si dhe pjesë të vetë qytetit, Mosulit. 

Burimi: IQNA News