Disfata e kasapëve"heroik"
Lajmi nga dita e marte qarkullon nëpër botë: Ushtria siriane hyri në pikat kyçe të Halepit lindor. Në përkthim të lirë, do të thotë që beteja mitike e Halepit përfundoi. Fati i qytetit është në duart e ushtrisë siriane. Rreth 100.000 banor nga kjo pjesë e qytetit po kalojnë në pjesën perëndimore, i cili që nga fillimi i luftës ishte në kontrollin e shtetit sirian. Shumica e mediave” të lirë” botërore do të lotojnë me këtë lajmë pasi që kanë humbur kasapët e tyre”heroik” të cilët pjesën lindore të qytetit e mbanin nën rrethim të çeliktë plot katër vite. Sipas këtyre mediave, kryesisht perëndimore do të thonë, Halepi ka ra apo është pushtuar. Ata të tjerët, të cilët janë në pakicë do të kumtojnë se Halepi është çliruar. Është vonuar dhe ka pësuar disfatë plani grandioz i koalicionit perëndimore që pjesa lindore e Halepit, thelbësore për planin e tyre për ndarjen e Sirisë”të mbrohet me çdo çmim”. Ky plan i mbrojtjes i sajuar gjatë vikendit të kaluar në kreun politik të Francës, pasi që amerikanët “të pasigurt” për shkak të rrethanave të tyre të brendshme aktuale, ia lejuan atyre, qëllimi ishte i formuluar në mënyrë dramatike”Halepi nuk guxon të bien”! Iu është premtuar thirrja urgjente të gjithë”opozitarëve” dhe sponsorëve të tyre nga bota që kjo katastrofë të mos ndodh. Por, ja që ndodhi. Tani edhe atij në media shumë herë i cituar i komandantit të njësisë Nour al Din al Zenki, Jaser Jusuf, i njohur për atë që therësit e tij para ca kohe para kamerave i therën kryet djaloshit 12 vjeçar palestinez, nuk i ka mbetur më kurrgjë, po veç të lemerisë se si Amerikanët, Saudët dhe Turqit e kanë braktis. Nuk di ai idiot se çka është politika botërore, politikë lavire. Nuk i bie në mend askujt të thotë asnjë fjalë, si është e mundur tani, se veç në orët e para të debllokimit të Halepit lindor, rreth 100.000 banorë për të cilët pretendohej se komandant Jasir dhe kasapët e tij ”i mbronin”, tani në kolona po ikin drejt pjesës perëndimore të qytetit pasi që pjesa lindore akoma po deratizohet. Ushtria siriane po i pret me pako ushqimore të gatshme, që është dhuratë e parë për fillim nga qielli. Ndërsa më parë, ai ushqim që vinte gjer atëherë në Halepin lindor të bllokuar, xhihadistët radikal i vjellnin për vete, ndërsa tepricën e shitnin banorëve civil me çmim prej 20 dollar për një kilogram miell. Mediat e mëdhenj që gjer dje shkruanin se si”përzierja e grupeve të matura opozitare me xhihadistët radikal po luftojnë kundër ushtrisë siriane, rusëve dhe iranianëve të cilët po depërtojnë drejt Halepit”, tani nuk shkruajnë për realitetin e atjeshëm që ndodh. Gjer atëherë, njerëzit kanë vdekur nga uria në linjat e para të frontit pasi ishin të detyruar të qëndrojnë si mburojë. Si u bë që” qeveria siriane ka refuzuar ndihmën humanitare qytetarëve të vet të Halepit lindor” e tani iu ndajnë ushqimin aq të nevojshëm qytetarëve të vet të rrethuar në Halepin lindor.
Njëkohësisht në Evropë dhe Amerikë ka përfunduar stigmatizimi më i tmerrshëm i të gjithë myslimanëve, si dhe histeria e gjithëmbarshme antimyslimane sikurse edhe i njerëzve të tillë nga të cilët myslimanët ishin viktima më të shumta të këtyre kasapëve. Dhe krejt kjo është fryt i të gjitha politikave dhe mediave “të lira”, patronëve të tyre nga hija. Kush është këtu i çmendur? Në emër të kësaj politike, e cila që nga viti 2012 ka qëndruar prapa”tezës mediatike” të Council on Foreign Relations” të shquar think-thankut nga Nju Jorku dhe Washingtoni, që të ashtuquajturën”Ushtrinë e lirë siriane” e krijuar si produkt i SHBA-ve me qëllim të rrëzimit të Asadit në Siri “do të ketë nevojë edhe për Al Kaidën. Ashtu që do të jenë më fanatik dhe më vdekjeprues këta xhihadistët islamik. E çfarë të thuash më tepër për Opservatoriumin sirian për drejtat e njeriut me seli në Londër, i cili ishte një poshtërim për “mediat e lira” botërore, që 5 vjet ishte burimi themelor i informatave dhe sporti mbështetës media për terroristët nga mbarë bota në Siri. Edhe zogjtë në degë e dinë se është fjala për firmën e një individi, i dënuar si pjesëtar i Vëllezërve Mysliman në Damask, e më pastaj i rekrutuar dhe i financuar dhe i mbështetur nga shërbimi sekret britanez në Londër, por edhe me ndihmën e projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Lajmet për çlirimin e vërtetë të Hapepit Lindor mbërrijnë njëra tjetrën. Për njerëzit të cilët me trupat dhe jetët e tyre ishin të detyruar të mbronin terroristët në ndërtesat publike, spitale, shkolla dhe vendbanime tjera të cilët i kanë shndërruar në kazerma. Ata kriminel dhe urdhërdhënësit e tyre të cilët ishin kyçur në interesat e demonëve botëror të cilët duan të qeverisin me të gjitha profitet të mundshme botërore duke bërë biznes më të madh me vdekjen e tyre. Atë që për të gjitha këto vite kanë shërbyer kësaj drame vështir se do të tërhiqen. Farsa e tyre me sqarimet akoma po vazhdon edhe më tutje ndërsa bota nuk është e vetëdijshme se çfarë matematikë e thellë është implikuar,që nga përfitimet e imta gjer te ato më të mëdha planetare. Shumë bastardë në të marrin pjesë, por çdo ditë e më shumë po ka njerëz të matur të cilët po arrijnë të kuptojnë prapavijën e tërë kësaj ngjarjeje të tmerrshme.
Vetëm disa orë pas kumtimit të lajmit për”çlirimin apo pushtimin “ e Halepit Lindor dhe zbulimit të storieve dramatike për mburojat e gjalla të banorëve të qytetit për mbrojtjen e “kasapëve heroik” , një lexuese në përgjigje të këtij versioni të rrejshëm gazetaresk të kësaj drame, i ka dërguar përgjigje më meritore gjer tani për mediat maenstrem perëndimor. Zonja Sean Kennedy ka shkruar:”Propozoj që tani si mburojë këtyre kasapëve të vendosni gazetarët të zgjedhur”.
Për fat të keq, gazetarët normal dhe të sinqertë si në këtë rast janë në pakicë.
Burimi: Radio Sarajevo