Strategjia e Rusisë në Aleppo ishte përcaktuese

Xhejda Karan

Gazetari dhe shkrimtari Musa Ozugurlu është shprehur se rimarrja nën kontroll nga ushtria siriane të pjesës lindore të Aleppos ka ndryshuar drejtimin e të gjithë luftës. Sipas Ozugurlusë, i cili ka theksuar faktin se strategjia e Rusisë në Aleppo ishte përcaktuese më fatin e luftës, Rusia e bindi Ankaranë në lidhje me çështjen e Aleppos, ajo tregoi se donte që ta shihte Erdoganin si një aleat në këtë rajon.

Ushtria e Sirisë ka shpallur fitoren e saj menjëherë pasi ka rimarrë nënkontroll Aleppos, që është cilësuar si pika më kyçe në këtë luftë. Në sajë të bisedimeve që u bënë për largimin nga qyteti të nëndegës së Al-Kaidës në Siri, Frontit Nusra (ose siç njihet ndryshe me emrin e ri Fronti Fetih El Sham [fronti i çlirimit të Damaskut]) dhe të grupimeve të tjera islamike aleate të saj, u bë e mundur që të evakuoheshin edhe dhjetra mijëra civilë nga Aleppo. Ndërsa grupimet opozitare kanë hedhur pretendimet se po bëhen masakra nga ushtria, nga Siria na kanë ardhur pamje të civilëve të nxjerrë nga Aleppo, të cilët po festojnë fitoren.

Le të ngremë pyetjen, çfarë kuptimi do të mbartë fitorja e ushtrisë siriane në Aleppo për marrëdhëniet mes Sirisë, Rusisë dhe Turqisë? Rreth kësaj teme kemi zhvilluar një intervistë me gazetarin dhe shkrimtarin Musa Ozugurlu, që vetëm pak kohë më parë është kthyer nga misioni i tij në Siri.

'QË PAS KËTIJ MOMENTI DO TË NDRYSHOJË FATI I LUFTËS'

Ozugurlu, i cili është mbështetës i tezës rimarrja nën kontroll e Aleppos nga ushtria siriane do të ndryshojë në mënyrë kategorike fatin e kësaj lufte është shprehur se" "Deri më sot i është dhënë shumë rëndësi Aleppos. Ushtria është përpjekur shumë herë që të ndërmarrë operacione për të hyrë në Aleppo. Megjithatë, vetëm në muajt e fundit u mor vendimi i prerë për të hyrë dhe kështu morrën nënkontroll pjesën lindore." Ozugurlu, i cili ka theksuar veçanërisht rolin e Rusisë në këtë fitore ka vëzhguar se: "pos vendosjes për ndërhyrjen e Rusisë u ndërtua një strategji. Më parë ishin formuar shumë fronte dhe ndodhnin shumë konflikte. Kjo ka qënë edhe arsyeja pse më parë, ushtria siriane sa herë që bëhej gati gati që të fillonte një sulm në Aleppo ndërpriteshin për shkak të konflikteve të tjera që ndodhnin gjatëfazës përgatitore. Megjithatë, deri më tani nuk mund tani nuk mund ta shihnim këtë gjë." Gjithashtu, Ozugurlu i vuri theksin faktit se që në momentin që Rusia hyri në territoret siriane është përballur për një kohë të gjatë me kritika se nuk ka sulmuar ISIS-in asnjëherë dhe më pas i dha një goditje të fortë.

'TURQIA E KUPTOI SE NUK DUHET TË ISHTE INSISTUESE NË ÇËSHTJEN E ALEPPOS'

Ozugurlu, i cili është shprehur se Rusia kishte arritur që t'i rregullonte në mënyrë pozitive problemet në lidhje me ndikueshmërinë e Turqisë në Aleppo ka vijuar duke thënë se: "Shohim se jemi përballë disa pokave të rëndësishme si në lidhje me çështjet siriane, ashtu edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe. Diheshin fare mirë shkaqet pseTurqia deri më sot ka insistuar fort mbi çështjen e Aleppos. Turqia e kuptoise tashmë nuk duhet të inistonte më në lidhje me këtë çështje. Nëse, Turqia do të kishte dalë vërtetë kundër planit që Rusia kishte vendosur të ndiqte, kjo gjë do të kishte shkaktuar problematika shumë më të mëdha, edhe pse dihet që Turqia se kishte mundësinë të kundërshtonte."

Sipas Ozugurlut, i cili është shprehur se, Rusia çdo manovre që është munduart;i përdorë kundër Turqia i është përgjigjur me xheste është i mendimit se këto lëvizje strategjike të Rusisë flasin për një srategji shumë më të gjërë në rang rajonal dhe global për ta mbajtur gjithnjë Turqinë nën kontroll për shkak të potencialitetit për lidhjen e marrëdhënieve. Ozugurlu, i cili ka theksuar se kjo strategji nuk ka lindur vetëm për shkak tënevojës që mund të ketë Rusia për partneritetin me Turqinë ka vlerësuar kështu: "Sepse ashtu si në Aleppo në veçantësi dhe e gjithë Siria në përgjithësi të gjitha kushtet përcaktohen vetëm në terrenin e luftës. Përparon ai që është më i fortë. Askush nuk mund ta kalojë atë. Për këtë arsye, pas përfshirjes së Rusisë dhe pas vendimit për të ndërhyrë, Aleppo do të rimerrej në kontroll në një mënyrë, apo në një tjetër. Për më tepër, Rusia dukke qënë se donte ta shihte tashihte dhe ta paraqiste Turqinë si aleate të saj ndërmorri një xhest".

'SPASTRIMI I IDLIBIT DO TË FILLOJË NGA ZONAT RURALE'

Edhe pse duhet pranuar fakti se spastrimi i Aleppos nga grupet terroriste ka shënuar një pikë kthimi për luftën e Sirisë, fati i të ardhmes së Idlibit ku janë shpërngulur veçanërisht xhihadistët e larguar ngazonat ku është shpallur armëpushimi duket të jetë i ndryshëm. Nga njëra anë është pjesa e qytetit antik të Palmirës, e cila është rifituar në favor të ushtrisë dhe nga ana tjetër vijnë lajmet se ISIS ka filluar të përparojë drejt këtij qyteti.

Ozugurlu, i cili ka deklaruar se flitet që do të ketë një operacion të ushtrisë siriane në bashkëpunim me Rusisë për të ndërhyrën në rajonin e Idlibit, i cili mund të përshkruhet si një qytet që ndodhet në kufi me qytetin e Hatait të Turqisë, është shprehur kështu: "nëse do ta analizojmë teknikisht këtë luftë shohim se herë pas here grupet e armatosura mund të përparaojnë në pjesë të ndryshme të vendit dhe t'i marrin nën kontroll ato, kjo për shkak se ushtria vepron bazhuar në një srategji të caktuar dhe grupet terroriste lëvizin në mënyrë të koordinuar. Megjithatë këto përparime nuk ndikojnë në situatën e përgjithshme të luftës. Ngjarja më e rëndësishme për Sirinë është se: "Nga perëndimi i Aleppos, duke përfshirë të gjitha zonat rurale të Idlibit, po kështu më në jugperëndim duke përfshirë zonat rurale të Lazkies, i gjithë ky rajon i gjërë deri në kufi me Haman është nën kontrollin e Frontit Nusra dhe ogranizatave të tjera të armatosura. Spastrimi i këtij rajoni doo të fillojë fillimisht nga zonat rurale. Më pas, pa dyshim rradha do t'i vijë qytetit të Idlibit. Ky është një plan që Damasku e kishte përgatitur që në vitin 2011."

'PRIORITETI I DAMASKUT NUK ËSHTË LINDJA, POR PERËNDIMI'

Ozugurlu, i cili ka theksuar se fundi i luftës së Sirisë do të shënohet me çlirimin e Idlipit ka cituar fjalët e Kryetarit të Shtetit të Sirisë, Bashar Assadit: 'Këta militantë, ose do të vdesin ose do të kthehen në Turqi andej nga kanë ardhur'.  Ozugurlu, i cili ka theksuar se këto fjalë kanë qënë një indicie e faktit se ishte ndërtuar një plan përpara e ka vëzhguar kështu situatën: "Kjo është një gjë që e kemi parë edhe më parë në media. Ndonjëherë, një zone të caktuar i jepet shumë rëndësi në dukje. Të gjithë parashikojnë se atje do të bëhet ndërhyrje, kur në ato momente fillon një operacion në një vend të ndryshëm. Kështu, nëse do të na duhej ta ndanim sipëfaqësisht Sirinë në pjesën perëndimore dhe lindore, duket se lindja nuk është shumë në epiqendër të Damaskut, sigurisht sulmet dhe rezistenca në Palmira vazhdon të jetë aktive, megjithatë duket sikur perëndimi ka fituar shumë më shumë përparësi. Të fillojmë nga Idlibi dhe nga veriu të zbresim poshtë ku gjendet qendra e Humusit, mes Hamasit dhe Hamas ndodhen qyteza strategjikisht shumë të rëndësishme, të cilat janë dhe vendet ku filluan të gjitha trazirat. Këto janë zona që po lihen për t'u sulmuar në fund. Nëse do të vazhdojmë më tej arrihet në Dera dhe në perëndim të saj ndodhet Kuneitra, qytet kufitar me Izraelin. Ky është një pozicion shumë i rëndësishëm për Sirinë. Për këtë arsye, unë duke bërë analizën e kësaj shtrirjeje gjeografike, jam i mendimit se do të ndodhë diçka në zonën që mbulohet nga Aleppoderi në zonat rurale të Lazkies. Sigurisht, nga ana tjetër kemi edhe Rakkan, po kështu edhe Deir ez Zor, gjithashtu nuk duhet harruar se ditët e fundit ISIS-i ka sulmuar Palmirën. Kontrolli që ka marrë ISIS-i në Palmira nuk është i konsoliduar pasi akoma vazhdojnë përplasjet me ushtrinë aty."

'TURQIA NUK LUFTON VETËM KUNDËR YPG-SË DHE ISIS-IT'

Ozugurlu, i cili ka theksuar se Turqia tashmë është duke luftuar brenda një atmosfere të krijuar nga një zhinxhir mundshmërishë është shprehur se Turqia nuk po lufton vetëm kundër YPG-së (degë në Siri e PKK-së) dhe ISIS-it, por gjithashtu është duke u munduar që të vendosë ndikueshmërinë e saj në rajon. Ozugurlu, i cili më pas ka deklaruar se kjo luftë shtrihet gjërë në çështjen kurde, madje zgjatet deri në disa llogari të palara në Irakun Verior është shprehur se "për shkak të këtyre mundshmërive të shumta potenciale Turqia nuk ka asgjë konkrete në dorë. Në brendësi të xhestit që Rusia ka bërë, mund të lindin mundësitë që ajo t'i japë Turqisë leje të përkohshme për të kaluar në këtë rajon nëpërmjet El Babit. Edhe nëse zona do të jetë e sigurt, nuk do të kalojë emri i Turqisë. Ndoshta, me ndërhyrjen e disa grupeve të armatosura mund të thuhet se ai rajon është çliruar dhe është i sigurtë. Megjithatë nuk mendoj se në ndonjë moment do të shpallet 'zonë e sigurtë'." Ozugurlu, i cili ka folur hapur për faktin se që kjo zotë të shpallej e sigurtë do të duhej së Damasku të tërhiqej nga fjalët e tij ku ka deklaruar se "Kjo është zona jonë vendimtare dhe nuk do të japim kurrë leje që të ndodhë një gjë e këtillë." Gjë që nuk duket të ndodhë, ka theksuar se kjo gjë do të sillte një mospajtim mendimesh mes Damaskut dhe Moskës. Ozugurlu, i cili është shprehur se në vend të kësaj alternative mund t'i jepet vizë Turqisë për të hyrë në El Bab dhe në zonat përreth tij ka bërë një vëzhgim sipas të cilit ka rezultuar se "Mund të bëhet një deklaratë e këtillë: 'Ne e nxorrëm ISIS-in nga El Bab, që ishte edhe objektivi ynë.' Ose mund të deklarohet qëllimi i vërtetë 'Bëmë të munudr që të pengonim bashkimin e të gjitha forcave kurde.' Më pas, sipas meje, ngadalë Turqia do të fillojë tërheqjen. Megjithatë, unë mbështes tezën se Rusia nuk do ta lejojë Turqinë që të tentojë që të vendoset në këtë territor për një periudhë të konsoliduarë disa vjeçare. As nuk mendoj se Turqia ka një plan të këtillë."

'LUFTA NË IDLIB DO TË JETË E VËSHTIRË DHE E PËRGJAKUR'

Ozugurlu, i cili e ka përmbledhur kështu të ardhmen e grupeve xhihadiste për të cilat thuhet se janë në lindje të Turqisë 'Ose do të dorëzohen ose do të vdesin' është shprehur se qeveria siriane u ka mundësuar xhihadistëve që të dorëzohen:

"Gjendet në pamjet që reflektojnë Aleppon. Në momentin që mer kontrollin, ushtria siriane bën një pyetje: 'Nëse në mesin tuaj ka ndonjë njeri që do të kthehet në vendin e tij, le të kthehet menjëherë.' Nëse ende duan të vazhdojnë luftën, ata transferohen për t'u shpërngulur në Idlib.  Domethënë, ose do të shkoni atje për të luftuar, ose do të vdisni, ose do të ktheheni në shtetin tuaj, ose dotë nxirreni nga territori siran. Duke qënë se kufiri është Turqia, do të largohen atje. Pra, kjo është e ardhmja që i pret xhihadistët. Megjithatë, qeveria siriane nuk tregon asnjë farë tolerance kundrejt xhihadistëve me kombësi të huaj. Në momentin që i kapin, ekzekutohen menjëherë. Dhe në këto momente numri i xhihadistëve të huaj në Idlib ka arritur në mijëra. Kjo gjë është arsyeja pse do të kemi konflikte të shumra dhe të forta. Idlibi do të jetë i vështirë. Sepse edhe numri i civilëve është i lartë, gjithashtu gjenden edhe civilë. Dhe me shumë mundësi Turqia do të ketë shumë kritika. Sepse nga njëra anë i duhet të mbrojë sigurinë e saj, nga ana tjetër ka edhe politikat e saj në lidhje me Sirinë. Ndoshta do të jetë edhe më e vështirë. Por duket që do të jetë e përgjakshme"

Burimi: Sputnik