Rex Tilerson sekretar i ri i departamenti i shtetit amerikan
Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Trumpi për shefin e diplomacisë amerikane ka zgjedh kreun e kompanisë Exon Mobil, Rex Tilers, kanë lajmëruar mediat botërore. “Do të publikojë nesër në mëngjes kush do të jetë sekretari i ri shtetëror amerikan”, ka shkruar Trumpi të hënën mbrëmje në rrjetën sociale.
Mediat amerikane, në mesin e të cilëve The New York Times, The Washington Post dhe NBC News, lajmërojnë se Trumpi pas hulumtimit të gjatë për zgjedhjen e shefit të diplomacisë , ka vendos për Tilersonin, drejtorinë e kompanisë multinacionale të naftës dhe gazit Exon Mobil. Donald Trumpi zyrtarisht ka konfirmuar qëllimin e tij vendosjen e Rex Tilersonit në krye të diplomacisë amerikane, ceket në kumtesën e publikuar sot nga ekipi i tij transitor.
“Vendosmëria e tij, përvoja e madhe dhe mirëkuptimi i thellë i gjeopolitikës të cilin e bëjnë me zgjidhjen e shkëlqyeshëm për sekretar shtetëror. Ai do të përmirësojë stabilitetin regjional dhe do të fokusohet në interesat themelore të Shteteve të Bashkuara”, shkruan në deklaratë për media.
Kush është Rex Tilerson?
- Nga viti 2006 është kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Exon Mobilit, njëra nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë.
- Në vitin 2015, sipas magazinës Forbe, ishte në mes 25 njerëzve më me ndikim në botë.
- Nuk ka përvojë politike dhe diplomatike.
- Ishte përgjegjës për transaksione të cilët kanë hapur qasje resurseve të naftës në Arktikun rus.
- Është kundërshtar i fortë i Protokolit të Kjotos.
- Pas krizës së vitit 2008 ka suspenduar programin e reformave të cilët kompanisë Exon Mobil i ka propozuar klani Rockfeller, dhe ka imponuar kriteret e veta të menaxhimit.
- Në vitin 2013 nga ana e presidentit rus Vlladimir Putin është shpërblyer me çmimin e miqësisë të Rusisë.
“Në parim, nuk përkrah sanksionet kundër Rusisë, pasi që nuk i shoh si të efektshme, duke përjashtuar në rast se zbatohen mirë”, ka thënë në vitin 2014 Tilersoni aksionarëve të naftës.
Është e njohur deklarata e tij gjatë kohës së shqetësimeve më të mëdha në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë dhe fillimin të imponimit të sanksioneve antiruse për shkak të Ukrainës”, se Exon Mobili nuk është kompani amerikane por multinacionale, dhe se do të operojë kudo, bile edhe në Rusi”. Është në marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore me krerët e kompanive ruse të naftës dhe gazit, Gazprom dhe Rosneft, Alekesej Millerin dhe Igor Seçinin.
Burimi: Logiçno