İran

Irani blenë aeroplan nga Boingu dhe Airbusi

Irani ka nënshkruar kontratën për blerjen e 80 aeroplanëve të kompanisë Boing. Farhad Parvaresh pas nënshkrimit të kontratës në mes kompanisë ajrore iraniane Iranair dhe kompanisë Boing ka deklaruar për gazetarët:”Kontrata e nënshkruar ka të bëjë  me 50 aeroplan të modelit 737 dhe 30 aeroplan të modelit 777, ndërsa do të dorëzohen Iranit gjatë 10 viteve të ardhshme. Zëvendësi i drejtorit ekzekutiv të Boingut ka thënë se vlera e kësaj kontrate është 16 miliard e 600 milion dollar dhe shtoi: Boingu ka finalizuar këtë kontratë për shitjen e 80 aeroplanëve Iranit me lejen dhe  pëlqimin e qeverisë amerikane”.”Jemi të lumtur që Boingu prapë do të fillojë bashkëpunimin me Iranin”. Pas nënshkrimit të marrëveshjes nukleare dhe shfuqizimit të sanksioneve kompania ajrore iraniane Iranair ka arritë marrëveshje edhe me Airbusin për blerjen e 118 aeroplanëve si dhe  20 aeroplanë tjerë me kompaninë ATR e cila është në kooperim me Airbusin.

Për derisa Iranair dhe Boingu kanë informuar opinionin publik për finalizimin e marrëveshjes për blerjen e aeroplanëve të Boingut, një zyrtar Iranian në intervistën e dhënë Reutersit ka treguar edhe për finalizimin e marrëveshjes për blerjen e aeroplanëve edhe nga kompania Airbus. Ai për Reutersin ka thënë:” Me kontratë me Airbusin i cili është nënshkruar në janar, prioriteti do të jetë dërgimi i dërgesës së parë prej 118 aeroplanëve”. Në bazë të kësaj aeroplanët e parë për udhëtarët të cilët do të arrijnë janë të prodhimit evropian të kompanisë Airbus. Dërgimi i aeroplanëve të pare të Airbusit do të nis në vitin 2017. Ndërsa dërgesat e para të aeroplanëve të Boingut do të vijnë gjatë vitit 2018 në Iran.

Gazeta amerikane Wall Street Journal  ka shkruar përveç tjerash: “Kompania Boing e cila kontratën e firmosur me Iranin, nga aspekti politik edhe pse është e ndjeshme, ka thënë se në këtë proces gjithmonë ishte në kontakt me qeverinë amerikane, dhe se kjo kontratë do të sjell punë dhe punësim shtesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.                       

Burimi: sahartv.ir