Kulturë - Art - Fe

Pejgamberi, Muhammedi (a.s.), model për njerëzimin

Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Taqrib (TNA) në  margjina të Ekspozitës Vjetore të 22-të Agjencisë Ndërkombëtare të Shtypit Iranian,   Sekretari  Ekzekutiv i Seminarit  të Pejgamberit (a.s.), nderoi Sekretarin e  Përgjithshëm të Forumit Botërorë për Afrimin e Shkollave Islame të Mendimit për përpjekjet e tij në organizimin e kësaj mbledhje.

"Mbështetja shpirtërore e Sekretarit të Përgjithshëm ka siguruar rrugën për ne për të organizuar këtë seminar i cili i përket të gjithë muslimanëve në Shoqërinë Islame", nënvizoi autoriteti fetar.

Izadie tha se Pejgamberi i Islamit, Muhammedi (a.s.), është boshti i unitetit mes muslimanëve dhe mënyra e jetesës së tij mund të jetë një model për njerëzimin.

Ekspozita e 22-të e Shtypit filloi më 4 nëntor, në kryeqytetin e Iranit, në Teheran dhe u mbyllë të xhumanë më 11 nëntor 2016.

E titulluar "Transparenca, Ndershmëria", ngjarjet  ndërkombëtare të  këtij viti përmbajnë degët e rreth 900 mediave duke vënë në shfaqje produktet e tyre në  620 kabina në  Mesxhdidin e Madh të Imam Humejnit në Teheran. 

Burimi: SR