Amerike

SHBA-ja kërkon sankcione, Evropa kërkon bisedime

Humbja e Krimesë për Ukrainën po shëndrrohet në realitet, sipas informatave të fundit numri i madh i zyrtarëve ushtarak dhe të sigurisë në Krime ka refuzuar urdhërat e zyrtarëve të pushtetit në Kiev dhe i janë nënshtruar besnikërisë së pushtetit të Republikës Autonome të Krimesë. Në mes tyre janë shefi i forcave të sigurisë së Krimit, Petar Zima, shefi i punëve të brendshme, Sergej Abisov, shefi i shërbimeve për gjendje të jashtëzakonshme, Sergej Shakov, si dhe shefi i shërbimeve kufitare, Viktor Melniçenko, tëë gjithë janë betuar besnikërisë popullit të Krimesë gjatë ceremonisë së mbrëmshme. Diç më heret e ka bërë edhe komandanti i forcave marinare të Krimesë, i posaemëruar nga qeveria e Kijevit, admirali Denis Berezovski, pas së cilës pas kalimit të tij në anën e kundërt, pushteti i Kijevit e ka cilësuar si akt i tradhëtisë, veprimin e admiralit.

 

“Besoj që kjo ditë do të jetë e shënuar në historinë e Krimesë, do të tregojmë që neve në Krime që jemi, do të jemi të aftë të mbrojmë veten tonë dhe të sigurojmë lirinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve tonë” ka deklaruar kryeministri i Krimesë, Sergej Aksinov. Në intervistën për agjensinë shtetërore ruse Rossiyskaya Gazeta, Aleksinovi ka nënvizuar se gjer në maj Krimeja do të jetë një shtet stabil.”Kurrë nuk do të shohim Maidanin me tymin e tyre të zi dhe gomat e djegura të tyre këtu. Unë personalisht premtoj që Krimeja gjer në maj do të jetë i qetë, në paqe dhe në miqësi. Të gjithë popujt që janë këtu do të jetojnë të lumtur”, ka deklaruar ai.

 

Për shkak të zhvillimit të këtyre ngjarjeve në qeverinë amerikane po hetohet një panik i duhur, sekretari shtetëror amerikan John Kerry kërkon që Rusisë të vehen sanksionet ekonomike, por për kundër kësaj Evropa nuk është e gatshme të plotësoj këtë kërkesë amerikane.Kerry ka propozuar që Rusia të përjashtohet nga grupi G8, në të cilën menjëher ka reaguar Gjermania duke sygjeruar që ky nuk është një veprim i mençur.

 

Bashkimi Evropian dëshiron të ndërmjetësoj në mes dy palëve, sikurse që kanë filluar me 21 shkurt, por e cila marrëveshje ka dështuar. Washingtoni i nervozuar po kërcënon Rusinë me “bashkësinë ndërkombëtare”, por sa dhe a do të dëgjojë”bashkësia ndërkombëtare” idetë e SHBA-së , kur është fjala për Ukrainën, pritet të shihej ditëve në vijim. As NATO-ja nuk është e gatshme për veprime konkrete, sekretari gjeneral i NATO-së Anders Fogh Rasmussen ka konstatuar se veprimet e Rusisë në Ukrainë kërcënojnë sigurinë e Evropës, por në të njëjtën kohë ka deklaruar se NATO-ja nuk është “e obliguar të ndihmojë ushtarakisht Ukrainës pasi që Ukraina nuk është anëtare e NATO-së”.

 

Bashkimi Evropian kërkon zgjidhjen paqësore dhe vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik me Rusinë. Moska dëshiron të njëjtën gjë, dhe nuk kanë ambicien për të marrë Ukrainën perëndimore. Analizat e këtilla qëllimisht i injorojnë faktet, pasi që Rusia ishte e gatshme të pranojë qeverinë transitore të Kievit, edhe pse ka qenë e vetëdijshme që kjo veprimin e pare që to bëjë, do të ishte nënshkrimi i paktit tregtar me Bashkimin Evropian. Rusia për këtë pakt tregëtar kurrë nuk ka kërcënuar me ushtri, dhe se ata të cilët deklarojnë se Moska tani e do”tërë Ukrainën” janë me të vërtet naiv dhe e dijnë që këto akuza të tilla nuk janë të vërteta.

 

Nëse Bashkimi Evropian publikisht e thërret pushtetin në Kiev se duhet të pranojë vendimet e popullit në lindje të shtetit dhe që nuk guxojnë të vejnë ligjet diskriminuese, dhe se në rast se ai presion do të jetë i mjaftueshëm që Kievi të pushojë me provokimet e këtilla, kriza ukrainase do të mund të përmbyllet  ditëve në vijim.

 

Burimi: advance.hr, Reuters, RT