Kosova

Ngritet muri i ndarjes në mes të Mitrovicës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka marrë vendim sot për të ndaluar kryerjen e punimeve të murit që është duke u ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.

Në mur sot është vendosur njoftimi nga MMPH që ndalon punën e ndërtimit.

Lartësia rreth dy metra e murit, që është ngritur në ditët e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës ka provokuar reagime nga zyrtarët në Prishtinë, shkruan “radiokontaktplus”.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.