Venecuela dhe terrorizmi mediatik
Edhe një val i fuqishëm reakcionar, më i forte nga puçi i vitit 2002, e ka përfshirë Venecuelën në një mënyrë të fuqishme. Caku është i qartë, të detyrohet kryetari Maduro të kapitulojë. Në 18 njësi zgjedhore nga gjithsejt 19 ka fituar linja e “çavezizimit”, pa asnjë dyshim, siç kanë vërtetuar vëzhguesit ndërkombëtar dhe se ky rezultat zgjedhor nuk ka mund të
mohohet. Është përdorur skenari klasik nga revolucionet e njohura të ngjyrosura, të cilin e ka sjell vali revolucionar, me plot paragjykime klasore dhe pa kurrfarë kërkese, ka deklaruar gazetari spanjoll Ignacio Ramonet, fjala është për sektorët e caktuara të opozitës nga Mesa de la Unidad Democratica në krye të së cilit është Leonardo Lopez, i cili në Karakas dhe në disa pjesë të shtetit ka kryer dhunë, shkatërrim dhe plaçkitje.
Me ndihmën e veprimit të mediave të caktuara, të cilët pandërprerë janë të angazhuara, qëllimi i të cilëve është të tregojnë dhe të bindin botën, se janë në pyetje protestat masive, ndërsa në fjalë bëhet për një pakicë, por pakica e cila është e ushtruar, armatosur dhe e financuar shumë mirë.
Është me rëndësi të ceket se protestat nuk i ka organizuar lëvizja studentore, por lëvizja fashiste Voluntad Popullar të Leopold Lopezit dhe ka përfshirë gjithsejt 8% të teritorit të Veneculeës. Kjo kryesisht është kryer në ato pak vende të cilët i mban në duar opozita.” Në Venecuelë është në pyetje përpjekja për puç klasik”, ka deklaruar Maduro në intervistën e dhënë të dielën mbrëma Telesurit, e mbështetur nga grupe të vogla, qëllimi i së cilës është të hudhet ankthi dhe frika banorëve të Venecuelës. Aksioni i këtyre grupeve të vogla është e nevojshme, për të krijuar klimën e luftës qytetare dhe të përpiqet të kryhet grushteti. Ashtu duke vepruar, opozita me ndihmën e mediave lokale dhe ndërkombëtare dhe në bashkëpumin masiv të networkit,ka arritur të montoj ” kampanjën brutale mediale” me manipulimet më ma pacipe të njohura gjer tani.
Qëllimi është i qartë, largimi nga skena i Madurës, dhe në çoftëse arrihet, krijimi i klimës në vend e cila do të prodhojë intervenimin e jashtëm ushtarak. Skenari është i ngjajshëm, nënkuptohet, suikur në Libi, Siri dhe tani në Ukrainë. Për këtë shkak kryetari Maduro ka thirrë popullin e Veneculeës të vazhdojë luftën, në rast se vie gjer te eliminimi fizik i tij nga dora fashiste opozitare.
Burimi: advance.hr