Ekspozita e parë e përbashkët e Muzeut të Vatikanit dhe Muzeut Islamik
Departamenti i Muzeumeve në Sharxhah ka njoftuar një bashkëpunim të veçant unik dhe të paprecedent në mes të Muzeut Sharxhah të Qytetërimit Islam dhe Etnologjik dhe Muzeut të Vatikanit, si rezultat i këtij bashkëpunimi do të hapet një ekspozitë për kulturën materiale dhe artet e kulturat dhe për kulturën muslimane nga e gjithë bota në këtë muaj, mars 2014.
Duke filluar nga 19 Marsi deri në
qershor dhe e titulluar:
'' Kështu ju mund të njihni njëri-tjetrin -Bota e Islamit nga Afrika Veriore deri në Kinë dhe më gjerë '', ekspozita do të paraqesë objekte nga koleksionet e gjera të Muzeut Etnologjik të Vatikanit në qytetin e Vatikanit.
Do të paraqiten për herë të parë 70 eksponante
që përfshijnë kostume, tekstile, stoli,
pajisje kalorësish, armë, instrumente muzikore dhe artikuj të jetës së
përditshme dhe praktikës kulturore të marra nga vende të ndryshme, duke filluar
nga Afrika, nga Lindja e Afërt dhe
Lindja e Mesme dhe në të gjithë Azinë deri nnë Kinë.
Duke komentuar për këtë ekspozitë të
jashtëzakonshme, Manal Ataja, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Muzeut
në Sharxhah, tha : '' Ky prezantim i paparë
manifeston trashëgiminë e larmishme të muslimanëve
në të gjithë kulturat, duke zbuluar se si arti i njerëzve lulëzon në harmoni me
një besim unifikues.
Ekspozita është projektuar posaçërisht që paraqet, që flet në lidhje me mënyra të shumëfishta të jetës brenda bashkësisë myslimane dhe çdo objekt, artifakt, i paraqitur tregon një histori të veçantë në lidhje me traditat e popujve.''
Burimi: İslam Life