Kulturë - Art - Fe

16 hafizë të Kur'anit në një familje palestineze

Të gjithë anëtarët e një familje në Rripin e Gazës, në Palestinë, janë hafizë të  Kur'anit.

Vael al-Hams, një nga djemtë, thotë nëna e tij, vetë hafize e Kur’anit, inkurajoi të gjithë anëtarët e familjes, 16 anëtarë për të mësuar Kur'anin përmendësh.

"Kam filluar mësimin përmendësh të Kur'anit kur isha në klasën e parë dhe e kam mësuar të gjithë Librin e Shenjtë, Kur’anin,  përmendësh  për katër vjet."

Ai thotë se të gjithë në familje ka ndihmuar të tjerët për të mësuar  këndimin e Kur’anit dhe mësimin përmendësht të Kur’anit. 

Familja Hams jeton në rajonin Hajj al-Xhenina në Rafah, në Rripin e Gazës. Ata janë të njohur si “Familja e Kur’anit".

Vael  al-Homs thotë se mësimi i Kur’ani ka ndikuar në masë të madhe në jetën e tyre dhe ka ndihmuar ata të përmirësojnë sjelljen e tyre dhe veprat e tyre. 

Burimi: IQNA News