Iraku

U vra në Mosul ministri i ISIS-it i komunikimit

Një lider i ISIS-i  i ngarkuar me ministrinë e komunikimit të organizatës është vrarë nga avionët irakianë në Mosulin perëndimor, tha Iraqi War Media Cell (IWMC).

IWMC njoftoi të mërkurën  për vdekjen e liderit të ISIS-it, Zijad Kharufah, ministri i komunikimit të grupit në një sulm ajror nga avionët e luftës në Irak gjatë operacionit të Mosulit.

Sipas burimit, Kharufah ishte në krye të prodhimit medial në bastionin kryesor grupit në Mosul.

Burimi shtoi se militantët e kanë varrosur udhëheqësin e vdekur në lagjen Harbi në Mosulin perëndimor.

Në mëngjes të martën, avionët e koalicionit  bombarduan pozicionet e ISIS-it në fshatin Abu Maria, pranë  qarkut Tel Affar në Mosulin  perëndimor, ku Ebu Ihab, i cili ishte në krye të planeve ushtarake të ISIS-it  në Mosul, së bashku me pesë militantë të tjerë u vranë.

Burimi: Bas News