Muslimanët bojkotojnë kundër muslimanes, ndërsa Ipeshkia i del në mbrojte !
Kërkesa e prindërve të nxënësve në shkollën fillore në Drenoc, kishte ngjallur reagime të mëdha në të gjithë Kosovën, duke rihapur edhe njëherë temën e shamisë në shkollat e Kosovës.
220 nxënësit e shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, u janë rikthyer përsëri bankave shkollore, pas një jave të bojkotimit të procesit mësimor.
Kjo ndodhi pasi, pa ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit, autoritetet komunale në Malishevë kanë marrë vendim që mësuesja e Matematikës, Fatmire Bujupi, ndaj së cilës ishin ankuar prindërit për shkak të mbulesës, të transferohet në Shkollën e Mesme Profesionale Ekonomiko-
Komuna e Malishevës ka thënë se transferimi është bërë në bashkëpunim mes dy shkollave dhe ky ka qenë një vendim i nevojshëm.
Edhe Ipeshkvia e Kosovës kishte dalë në mbrojtje të mësuese Bujupi.