Kosova

FSK nuk lejon ushtarët të falen!

Ministria e FSK’së ka marrë vendim që të mos i lejojë ushtarët që të falen gjatë kohës sa ata janë në detyrë. Vendimi vjen pas një fotoje e cila u publikua në rrjetet sociale, ku shiheshin ushtarë me uniforma të ushtrisë tek faleshin brenda objektit të FSK’së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj ministrie. Por si duket ky vendim ka ngjallur reagime të shumta tek ushtarët që kryenin ritet fetare në vendin e punës.

Të paktën kështu duket në një reagim të Arian Xhezairit, njërit prej ish- ushtarëve që tashmë e ka pranuar vendimin se i është ndaluar falja në FSK.