Rusia

Rusia dhe Irani bisedojnë për armatim në vlerë 10 miliard

Rusia dhe Irani janë duke biseduar për dërgimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake Teheranit në vlerë prej 10 miliard dollarësh, pasi që Moska këtij vendi i ka dërguar sistemin mbrojtës raketor S-300 në tetor të këtij viti.

“Këto bisedimi janë duke u zhvilluar. Dërgesa për të cilin biseduar sot, reflekton nevojën e Teheranit dhe përfshinë shumën e gjithëmbarshme prej 10 miliard dollarësh”, ka thënë gazetarëve gjatë vizitës Iranit, kryetari i komisionit për mbrojtje dhe siguri në parlamentin rus Viktor Ozerov. Shtoi më tutje se armatimi për të cilin është biseduar përfshin taksat T-90, sistemet artilerike dhe fluturaket e ndryshme ajrore. Poashtu, ai ka deklaruar se të dy anët nuk biseduar për një dërgesë të armëve dhe pajisjeve, por për disa gjatë disa viteve të ardhshme.

Viktor Ozerovi ka cek se gjer në vitin 2020 dërgesat mund të kryhen vetëm me pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi që në fuqi është moratoriumi i KS të OKB-së në eksportimin e armatimit Iranit i cili është në fuqi gjer në tetor të vitit 2020. Kjo do të thotë se nëse Teherani apo ndonjë vend tjetër merren vesh për këtë dërgesë, Irani ose ndonjë shtet tjetër formalisht do të duhej të kërkojë pëlqimin e KS të OKB-së. Viktor Ozerovi ka thënë se formalisht janë shfuqizuar sanksionet Iranit, që ka hap rrugën Rusisë për dërgimin e sistemit mbrojtës raketor S-300 Iranit.

Shtoi se Moska pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo anëtarët tjerë të KS të OKB-së do të kundërshtojnë këtë marrëveshje, por Rusia dhe Irani do të vazhdojnë bisedimet lidhur me këtë, dhe në çastin e fundit, dërgesa do të mund të realizohet në tetor të vitit 2020 kur kufizimet ligjore do të shfuqizohen.

Rusia në prill të këtij viti ka shfuqizuar ndalimin e shitjes së sistemeve raketore Iranit e cila ka zgjat nga viti 2010, duke marr parasysh se Irani ka arritur marrëveshje historike me fuqitë e mëdha lidhur me programin e tij nuklear. Vendimi rus ka shkaktuar kritikën e Izraelit dhe shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që ka pasuar para se Këshilli i Sigurimit të OKB-së shfuqizojë sanksionet Iranit.

Burimi: Al Jazeera