Kulturë

Jeta e Fethi Shikakit Dhe Këndvështrimi i Tij Mbi Imam Husejnin (p.m.t.)

“Kemi nderin që në ditën e sotme, të përkujtojmë përvjetorin e rënies dëshmor, të luftëtarit të madh, dijetarit dhe themeluesit të Lëvizjes së Luftës Islame, Mjek Fethi Shikakit, nga ana e mercenarëve të shërbimit të fshehtë çifut Mossad”.

“Para së gjithash, lërmëni t’iu bëjmë të ditur se, Mjek Fethi Shikaki, erdhi në këtë botë, në vitin e largët 1951, nga një familje mërgimtarësh palestinezë, të qytetit të Remles, në një kamp strehimi, në qytetin palestinez të Rafahut në Rripin e Gazzës. Ai pasi kreu edukimin fillor dhe të mesëm, në qytetin e tij të lindjes në Rafah, vijoi studimet e larta, në Universitetin Beir Zeit. Pasi punoi katër vite, si mësues në kryeqytetin palestinez, të Kudsit Sherit, Mjek Fethi Shikaki, vijoi studimet e larta për mjekësi, në Universitetin Zekazik, në kryeqytetin egjiptian të Kajros”.

“Më pas në vitin 1980, Mjek Fethi Shikaki, u kthye i diplomuar, në kryeqytetin palestinez të Kudsit Sherif, në të cilin filloi punën e tij si mjek. Ndërsa në vitin 1983, ai u ndalua dhe u burgos për një vit, nga forcat pushtuese sioniste çifute. Më tej në vitin 1986, Mjek Fethi Shikaki, së bashku me disa shokët e tij, themeloi Frontin Islam Për Çlirimin e Palestinës, i cili ishte burimi kryesor i Lëvizjes së Luftës Islame. Megjithatë pas krijimit të këtij fronti, disa grupe të cilët, ishin larguar nga lëvizja “Feth” (Çlirimi), si pasojë e këndvështrimeve të ndryshme islame, me drejtuesit e kësaj lëvizjeje, iu bashkangjitën me dëshirë këtij fronti”.

“Lejomëni t’iu bëjmë të qartë se, në formimin ideologjik të themeluesve, të asaj që më vonë, do të njihej botërisht si, Lëvizja e Luftës Islame, ishin ndikuar më shumë, nga mendimet e Imam Hasan Bennasë, dëshmorit të Kur’anit Famëlartë, Sejjid Kutubit dhe komandantit heroik Izuddin Kasimit. Themeluesit e kësaj lëvizjeje, theksonin se Imam Hasan Benna, ishte një udhëheqës i rëndësishëm, i cili kishte nisur lëvizjen, e ndriçimit dhe ringjalljes nga e para të mbarë botës islame, ndërsa dëshmori i Kur’anit Famëlartë, Sejjid Kutubi, kishte paralajmëruar bashkësinë muslimane, për gabimet dhe shmangiet në fe, si dhe kishte ndriçuar mendjet e muslimanëve, mbi çështjen e besimit islam”.

“Gjithashtu kjo lëvizje, në etapat e themelimit të saj, u ndikua jashtëzakonisht shumë edhe nga Revolucioni Islam Iranian. Madje njëri nga themeluesit kryesorë të kësaj lëvizjeje, Mjek Fethi Shikaki, shkroi dhe një vepër me titull: “Imam Humejni, Zgjidhja Islame dhe Alternativa”, që nga epoka kur populli iranian, nën udhëheqjes legjendare të Imam Humejnit, kishte nisur një lëvizje mbarëpopullore, me bazë të gjërë dhe gjithëpërfshirëse, deri kur nisi periudha e zymtë, e persekutimeve dhe torturave sioniste çifute, të cilat morën fund vetëm, me rënien e tij dëshmor”.

“Një tjetër tipar i veçantë, i cili i dallonte këta themelues, nga themeluesit e bashkësive dhe lëvizjeve të tjera të zakonshme islame, ishte se themeluesit e Lëvizjes së Luftës Islame, orvateshin me të tëra mënyrat dhe mjetet që zotëronin, që të shprehnin mendimet, këndvështrimet dhe pikëpamjet e tyre, ndryshe nga metoda e ndjekur, nga lëvizja “Ihuanul’l-Muslimini” (Vëllazëria Muslimane), e cila pasqyronte programin e saj të mendimeve dhe të këndvështrimeve klasike dhe tradicionale”.

“Çelësi i suksesit i këtyre themeluesve të mëdhenj, ishte se në njërën anë ata, përfitonin nga mendimet, e intelektualëve aktivë bashkëkohorë muslimanë si Xhemaluddin Afgani, Muhammed Abduhu, Reshid Ridai, Hasan Benna, Sejjid Kutubi, Sejjid Meududi, Mustafa Ibn Nebiu, Muhammed Gazzaliu, Teufik Tajjibi, Muhammed Sadriu, Ajetullah Humejni, Ali Sheriati, Hamdi Turabiu, Ganushi, Muhammed Husejn Fadlullahi, Muhammed Selim Aua, Jusuf Kardaui, si dhe një mori figura të tjera të shquara, të nivelit botëror, ndërsa në anën tjetër, përkushtimi, dhënia vend, si dhe përcjellja e hapësirës së duhur, të rrymave të ndryshme ekonomike, historike, ideologjike, kulturore, letrare, politike dhe shoqërore”.

“Në vitin 1986, Mjek Fethi Shikaki, pak kohë pas themelimit, të Frontit Islam Për Çlirimin e Palestinës, u arrestua për herë të dytë dhe u dënua me katër vjet heqje lirie, nga forcat pushtuese çifute. Megjithatë në vitin 1988, ky i fundit u dëbua në Liban. Pas qëndrimit të tij një vjeçar në Liban, ai u vendos në kryeqytetin sirian të Damaskut. Mjek Fethi Shikaki, ishte martuar me një grua palestineze, nga kryeqyteti i Kudsit Sherif dhe ishte babai i katër fëmijëve”.

“Këtu dua të përmend faktin e rëndësishëm, rreth vdekjes tragjike të Mjek Fethi Shikakit, e cila ndodhi në këtë mënyrë. Mjek Fethi Shikaki, pas kthimit të tij nga Libia, ku kishte shkuar për të takuar presidentin trim libian Muammer Kaddafin, me synimin e ndalimit të proçedurave të ekstradimit të nënshtetasve palestinezë nga Libia, ai ra në një kurth të pabesë dhe u vra nga mercenarët e paguar, nga shërbimi i fshehtë çifut Mossadi, në ishullin e vogël të Maltës, me datë 26 tetor 1995”.

“Shkrimi i mëposhtëm, i përket pikërisht, dëshmor Fethi Shikakit, është shkruar nga ky i fundit, në kryeqytetin egjiptian të Kajros në vitin 1980”.

“Në një mëngjes të bekuar, zotëria i të rinjve të Xhennetit, Imam Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), ka lënë mbresa të shkëlqyera, duke zhvilluar një betejë madhështore, në shkretëtirën irakiane të Kerbelasë, duke gdhendur emrin e tij, me shkronja të arta, ne kujtesën e historisë, e cila nuk do të harrohet kurrë. Imam Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është shndërruar në kuptimin e plotë të fjalës, simboli i të drejtës dhe të vërtetës, duke rënë dëshmor pikërisht në këtë rrugë. Sërish në një tjetër mëngjes të bekuar, në shekullin e trembëdhjetë (sipas mërgatës islame), komandanti heroik, Izuddin Kasimi, i cili ndoqi me përpikmëri, rrugën e Imam Husejnit (p.m.t.), ra dëshmor në malet palestineze, duke luftuar me trimëri husejniane si nëj luan, deri në frymën e tij të fundit, kundër pushtuesve kryqtarë britanikë, fytyra e neveritshme e të cilëve, të ngjallte një ndjenjë të papërshkrueshme urrejtjeje dhe vartësive të tyre besnikë, të cilët do të shndërroheshin në pushtuesit e rinj sionistë çifutë. Kështu pra, toka u ngop me gjakun e tij, të dëlirë dhë të pastër, pemët u pllenuan me shpirtin e tij fisnik, trupat gjysmë të pajetë, të popujve të shtypur, u freskuan me frymën e tij stoike, ai ndezi pishtarin e pashuar dhe të shenjtë të hakmarrjes dhe zemërimit, duke i dhënë një lumturi të përjetshme shpirtrave të rinj”.

“Me të vërtetë është shumë e çuditshme dhe e shenjtë, lidhja e ngushtë, mes rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe Izzudin Kasimit. Besimtarët muslimanë, ia kanë dalë mbanë, që të ndalin dhe të mposhtin ushtri të mëdha duke kanë korrur fitore, në rrugën e përmbushjes së detyrave të tyre shenjta. Ndërgjegjia dhe përgjegjësia e tyre e kulluar fetare, ka shembur muret e përtacisë dhe të indiferencës, ndaj bashkësisë muslimane. Në të njëjtën mënyrë siç Imam Husejni (p.m.t.), ngriti krye dhe luftoi, kundër armiqve, ashtu dhe Izuddin Kasimi, kundërshtoi zhvillimin e bisedimeve me armiqtë e fesë islame, në vitin e dytë dhe te tretë të shekullit të njezetë, duke u shndërruar kështu në simbolin e vërtetë të besimit, revolucionit dhe ndërgjegjies fetare”.

Burimi: Rasthaber