İran

Rouhani : Bashkimi mes muslimanëve është ideal i madh i Islamit

Kryetari i Iranit Hassan Rouhani tha se ka shumë prej atyre që duan të krijojnë përçarje në mesin e Fesë Islame, por bashkimi në mes myslimanëve është një nga idealet më të mëdha të Islamit dhe pejgamberit të tij.


    Ai i bëri këto komente në një takim me studentët e seminarit, me ulematë, dijetarët fetarë në provincën Hormuzgan në martën në mbrëmje.


     Hassan Rouhani theksoi se prej dallimeve në këndvështrime dhe interpretime nuk ka asnjë problem, por dallimet të cilat shkaktojë konfrontim ato do të përçajnë shoqërinë.


    Ai theksoi se sot ne kemi shumë probleme dhe ka njerëz që duan të krijojnë përçarje në mesin e Ummetit Islam.


    Në lidhje me të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit, Rouhani tha askush nuk dëshiron për të na dhënë një të drejtë të tillë, por kjo e drejtë është e drejtë e jona e natyrshme.

     Ai vazhdoi duke thënë se teknologjia paqësore bërthamore është e drejtë e të gjithë popujve dhe ne duam që askush të mos na e ndërpresin këtë të drejtë që e gëzojmë.


     Kryetari tha se në bazë të planit të veprimit të përbashkët theksohet në pasurimit e uraniumit në Natanz dhe Fordov dhe ne kemi theksuar gjithmonë të drejtat tona të patjetërsueshme dhe natyrore.


    Ai shtoi se ne shpresojmë që gjatë gjashtë muajve të arrijmë në një pikë që imponohet me presione kundër popullit dhe ne do ndjekim të drejtat tona bërthamore.