Kulturë

Mashad 2017, pjesë e diplomacisë kulturore të Iranit

Ministri i kulturës dhe udhëzimeve islame i ka bërë thirrje për përdorimin e të gjitha kapaciteteve kombëtare për të kapur mundësinë që është krijuar në zonën kulturore të vendit, pasi Mashadi  është zgjedhur si kryeqytet kulturor i Botës Islame në vitin 2017.

Duke ju drejtuar një konference kulturore këtu të hënën në mbrëmje, Reza Salehi Amiri tha se çështja e Mashad 2017 është ndër ngjarjet e rëndësishme kulturore në Botën Islame.

Salehi Amiri, i cili ka marrë kohët e fundit votëbesimin nga Mexhlisi (Kuvendi) , shtoi se zgjedhja e Mashadit si kryeqyteti kulturor për vitin 2017 ka dëshmuar  diplomacinë kulturore aktive të Iranit.

Më tej, ai e përshkroi diplomacinë kulturore, si përpjekje të qëndrueshme për të bërë lidhjet kulturore ndërmjet popujve  të botës.

Zgjedhja e Mashad-it  si Kryeqyteti Kulturor i Azisë i Botës Islame në vitin 2017 ishte në përputhje me një qëllim të rëndësishëm që ka për të forcuar kulturën islame dhe të ruaj pavarësinë kulturore të Botës islame ndaj kulturës perëndimore, theksoi ministri.

Mashad 2017 do të sjellë zgjerimin e turizmit fetar në Iran, shtoi ai.

Mashadi, ndodhet në provincën verilindore të Iranit, në Horasan Razavi, dhe është zgjedhur si kryeqytet kulturor të Azisë i Botës Islame në vitin 2017 nga Organizata Arsimore Islame, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO).

Burimi: IRNA