Amerike

Protestat kundër Trumpit organizohen nga Sorosi

Mijëra protestues në të gjithë qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, janë duke protestuar që nga dita kur Donald Trump u shpall presidenti i SHBA-së.

Një protestues është vrarë me armë zjarri nga policia në Oregon. Protestuesit kanë djegur flamuj dhe kanë thyer dritaret e dyqaneve, gjithashtu u arrestuan shumë prej tyre, shkruajnë mediat amerikane. Policia ka vendosur të hedh gaz lotsjellës kundër protestuesve anti-Trump në Portland të Oregon. Mirëpo, para kësaj, policia i kishte paralajmëruar ata se do të hidhnin gaz lotsjellës nëse nuk ndalen së protestuesit. Turmat e mbledhura përbëheshin më së shumti nga të rinj të cilët thonë se presidenca Trump do të krijojë ndarje të thella racore dhe gjinore.

Megjithatë, forcat policore në Portland raportojnë se ata janë përballur me vandalizëm dhe sjellje agresive nga ana e protestuesve. Nuk ka munguar as reagimi i Trump, i cili me anë të Twitter-it, i ka quajtur këto protesta “tepër të padrejta” dhe të nxitura nga media, edhe pse procesi elektoral kishte qenë i hapur dhe i suksesshëm. Protestuesit amerikanë marshuan sërish edhe sot kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ndërsa ky i fundit ne profilin e tij ne Twitter reagoi duke thëne se jane “profesionist” te nxitur nga media Sorosit .

Thashetheme gjithashtu qarkullojnë se grumbullimi i ri i protestuesve anti­Trump u financua nga individë si miliarderi aktivist liberal George Soros dhe grupe si MoveOn.org. Një tjetër teori që qarkullon në mediat sociale është se shumë nga posterat që janë shpërndarë në mitingje të gjithë vendin duken të jenë saktësisht të njëjta, çka tregon së janë printuar dhe shpërndarë nga një grup i organizuar. “Të tjerë pretendojnë se kanë gjetur reklama postuar në Craigslist, në të cilën një organizatë jo­fitimprurëse në Seattle bënte thirrje për protesta anti-Trump.