Afganistan

Protestuesit afganë mbajnë miting masiv anti -amerikane në Herat

Protestuesit duke djegur një flamur të SHBA gjatë një demonstrate anti –amerikane në Afganistan
Protestuesit duke djegur një flamur të SHBA gjatë një demonstrate anti –amerikane në Afganistan

Qindra protestues të zemëruar kanë organizuar një protestë masive për të protestuar kundër vrasjes së një studenti nga forcat amerikane në provincën perëndimore Herat të Afganistanit.


    Demonstruesit afganë u mblodhën në qytetin Shindand për të shprehur zemërimin e tyre për vdekjen e një student të mjekësisë dhe praninë e forcave të huaja.    

 

    Dëshmitarë okularë dhe banorët lokalë thanë se një numër i madh i protestuesve kanë mbushur rrugët e qytetit, duke brohoritur parulla anti - amerikane dhe duke djegur flamuj amerikan dhe fotografi të  presidentit amerikan Barak Obama.


    Ata u kërkojnë, gjithashtu, zyrtarëve të ndalojnë operacionet ushtarake në këtë zonë.


    Sipas zyrtarëve të provincës, studenti afgan u vra gjatë një operacioni të përbashkët ushtarak të nisur në fshatin Zirkouh në rrethin Shindand nga ushtria afgane dhe forcat amerikane.


    Zyrtarët e ushtrisë afgane, megjithatë, thonë se nuk ka civilë të vrarë  gjatë sulmit dhe se të gjithë viktimat ishin militantë.


      Demonstruesit, gjithashtu, thanë se një traktat i diskutueshëm i sigurisë, midis Uashingtonit dhe Kabulit do të hapë rrugën për një prani të gjatë ushtarake amerikane në Afganistan.


     Afganët kanë paralajmëruar se gjërat do të bëhën edhe më keq sepse amerikanë duan të ngrisin bazat ushtarake në Afganistan.


     Grupet politike afgane kanë shtuar mallkimet dhe përbuzjet për forcat e udhëhequra nga SHBA për kryerjen e krimeve të pafalshme ndaj grave dhe fëmijëve afganë që nga pushtimi i vendit në vitin 2001.


      Mijëra civilë afganë, duke përfshirë një numër të madh të grave dhe fëmijëve, janë vrarë gjatë bastisjeve të natës nga forcat e huaja dhe CIA  nga sulmet raketore me drona.


      Kryetari i Afganistanit, Hamid Karzai ka thënë kohën e fundit se nga prania amerikane nuk u pa asnjë e mirë , duke vënë në dukje se misioni i NATO-s i udhëhequr nga SHBA ka dështuar të sjellë sigurinë.


     Kryetari i Afganistanit, gjithashtu, paralajmëroi se ai nuk do të lejojë praninë e vazhdueshme të huaj nëse kjo do të thotë më shumë bomba dhe vrasje të civilëve.