Forumi ‘Kur’ani dhe Hixhabi’ mbahet në Kabull
Këshilli i Lartë i Kur'anit në Afganistan ka organizuar në Kabull edicionin e dytë të një forumi me titull "Kur'ani dhe Hixhabi".
Sipas faqes së internetit të Organizatës për Kulturën Islame (ICRO), programi u ndoq nga një numër i figurave fetare dhe kulturore të rajonit.
Forumi u drejtua nga Huxhet ul Islam Hassanzadeh, kryetar i këshillit, i cili ka theksuar rëndësinë dhe rolin e hixhabit në shoqëri.
Ai ka thënë se ka më shumë se 10-të ajete në Kur’anin e Shenjtë të cilat theksojnë rëndësinë e hixhabit, filozofinë e saj dhe se si të mbahet hixhabi.
Dijetari shtoi se Hixhabi nuk është thjesht një veshje që mbulon, por është edhe më e rëndësishme, ajo është modestia në sjellje, në fjalë dhe mendime..
Gjithashtu duke folur në forum, ishte zonja Alizadeh, një anëtare e këshillit, e cila theksoi se Hixhabi është i nevojshëm për të dy palët, për burrat dhe gratë në Islam.
Ajo vuri në dukje se në qoftë se Hixhabi vlerësohet plotësisht, siguria do të rritet në shoqëri, që është një nga qëllimet e hixhabit.
Burimi: IQNA News