Sa dhe si ja uruan Donald Trumpit fitoren Presidenciale
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës ka ngjallur reagime të ndryshme nga politikanët e botës. Disa, shumë shpejtë i kanë uruar atij fitoren në këto zgjedhje. Disa, akoma vazhdojnë të heshtin dhe disa të tjerë me fjalë të ndryshme dhe të veçanta synuan të vendosin në harresë qëndrimet e tyre të mëparshme në lidhje me presidentin e rij amerikan.
Klinton, rivalja elektorale e Trump
Donald Trump, presidenti i ri i zgjedhur i Amerikë në një miting me përkrahësit e tij në shtabin qendror zgjedhor në Nju Jork, deklaroi: “Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë. Unë e falënderova atë për fushatën elektorale të ashpër që zhvilluam bashkë.
Reagimi i Zarif
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas takimit me homologun e tij rumun në reagim ndaj zgjedhjes së Trump për president të Amerikës, deklaroi: "Çdo kush që të zgjidhet president i Amerikës duhet të perceptojë mirë realitetet aktuale në botë. Çfarëdo qeveri që të vije në pushtet në Amerikë, është e detyruar të respektojë zotimet e Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore Iran-Grupi 5+1. Ne e kemi këtë zakon që të mos ndërhyjmë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Qytetarët amerikanë çfarëdo vendimi që të kenë marrë, ajo që është e rëndësishme është kjo që çdo person që zgjidhet president i Amerikës duhet të kuptojë shumë mirë realitetet aktuale të botës dhe politikat e tij t'i lidh me realitetet e botës. Ajo çfarë lidhet me Republikën Islamike të Iranit, duke marrë parasysh faktin se Irani dhe Amerika nuk kanë marrëdhënie politike, ajo që është e rëndësishme në këtë drejtim është çështje se presidenti i ardhshëm i Amerikës duhet të respektojë dhe zbatojë angazhimet e qeverisë së Amerikës në kuadër të zotimeve disapalëshe në marrëveshjen bërthamore. Ne jemi të bindur se edhe Bashkësia Ndërkombëtare pret një gjë të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reagimi i Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin është i pari lider botëror që ka uruar për fitoren Donald Trump. Në një telegram dërguar për presidentin e sapozgjedhur amerikan, Putin shprehet se dialogu mes Moskës dhe Uashingtoni do ti shërbejë interesave të të dy vendeve, dhe shpreson të punojnë së bashku në çështjet ndërkombëtare.
Donald Trump para fitores në zgjedhjet presidenciale dhe gjatë fushatës elektorale disa herë ka kujtuar Vladimir Putin si një lider i fuqishëm. Ai gjithashtu ka thënë se nëse do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, do të takohet me Vladimir Putin edhe para dhënies së betimit në mënyrë zyrtare.
Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane
Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në reagim ndaj zgjedhjes së Trump për president të Amerikës, deklaroi: "Lidhjet e Amerikës janë më të thella se çdo ndryshim që bëhet në politika dhe ne përsëri do të vazhdojmë bashkëpunimin për të zbuluar fuqitë e Evropës". Federiika Mogherini gjithashtu ka theksuar se Bashkimi Evripian dhe Amerika pas zgjedhjes së Donald Trump, do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.
Reagimi i Gjermanisë
Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen tha në një intervistë për një televizion gjerman se fitorja e kandidatit republikan Donald Trump konsiderohet një goditje e madhe për botën. “Mendoj se Trump e di që kjo nuk është një votë për të, por më tepër kundër Uashingtonit”, tha Ursula von der Leyen.
Reagimi i Francës
Jean Marc Ayrault, ministri i punëve të jashtme të Francës në një intervistë televizive, theksoi: "Nëse Donald Trump, bëhet president i Amerikës, atëherë Parisi duhet t'i qartësojë disa çështje të rëndësishme dhe kyçe me Uashingtonin si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe lufta në Siri. Mendoj se personaliteti i Trump, ka krijuar shumë dilema dhe pyetja. Personaliteti i Trump juve ju shtyn të mendoni, ky personalitet krijon dilema dhe mjegulli. Personaliteti i tij padyshim që ka shkaktuar reagime provokuese. Franca përsëri do të vazhdojë një aleat i Amerikës. Ne jemi një partner kyç dhe i rëndësishëm dhe duhet të bashkëpunojmë për të vendosur stabilitetin dhe qetësinë në botë". Ai në vazhdim deklaroi: "Ne dëshirojmë të kuptojmë se presidenti i ri i Amerikës çfarë dëshiron të veprojë. Çfarë do të ndodhë për marrëveshjen klimatike të Parisit? Çfarë do të ndodhë me marrëveshjen bërthamore? Këto janë pyetje të rëndësishme që ne i shtrojmë. Më herët ishte kryetarja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen e cila uroi e para Donald Trump. “Përgëzime presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe popullit amerikan,” shkruan Marine Le Pen.
Reagimi i Kinës
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës ka deklaruar se Pekini do të bëjë përpjekje për të bashkëpunuar me presidentin e ri të Amerikës.