Kurdët sirianë morën qytetin nga militantët e el - Kaidës
Luftëtarët kurdë në Siri thonë se kanë marrë një qytet në pjesën verilindore të Sirisë, pranë kufirit me Irakun pas disa ditë luftimesh me militantët e el – Kaides.
Grupi kurd, i njohur si Njësitë e
Mbrojtjes Popullore, thotë se luftëtarët e tij
kanë vrarë rreth 50 militantë të armatosur në betejën për Tal Barak-un.
Njësitë e këtij grupit janë kryesisht
anëtarë të Partisë Bashkimi Demokratik Kurd ose PYD, grupi më i fuqishëm kurd
në Siri.
Qyteti është i vendosur në mes të
qyteteve kryesore kurde që janë Kamishli
dhe Hasakeh. Kryengritësit ishin një grup, degë e el-Kaides, i ashtuquajturit Shtetit Islam i Irakut dhe Shamit.
Shumica e rajoneve kurde të Sirisë
veriore kanë qenë skenë e përleshjeve me militantët gjatë muajve të fundit. Që
në fund të muajit korrik, militantët e el – Kaides kanë rrëmbyer qindra kurdë.
Siria është kapluar nga trazirat
vdekjeprurëse që nga viti 2011 . Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe
aleatët e tyre rajonale - domethënë Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po
mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.
Një studim britanik i mbrojtjes i
publikuar në shtatorin e kaluar , tha se rreth 100.000 militantët, të
fragmentuara në 1000 grupe, janë duke luftuar në Siri kundër qeverisë dhe
popullit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më
shumë se 100. 000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.