Kosova

Xhami e re në kryeqytet , kërkohet leja nga MMPH-ja

Prishtinë 2 nëntor - Në hapësirat e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, u.d i ministrit z.Ferat Shala, priti  anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në përbërje të z.Hetem Sopi, z.Idriz Gjigoli dhe z.Behar Ternava.

Me këtë rast, mysafirët para ushtruesit të detyrës së ministrit z.Shala, hapen temën e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e Xhamisë në lagjen “ Kalabria”. Kjo temë është e hapur që nga viti 2013, kur Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria.

Por, pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH pezulloi aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje. Pas ankesës së BIK-ut, Gjykata themelore në Prishtinë lëshoi vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH. Me këtë rast u.d i ministrit z.Shala theksoi se MMPH do të respektojë çdo vendim të gjykatës.