Kulturë

Konferencë në Pakistan: Muslimanët Shia dhe Sunni bashkohen për të mbrojtur vendet e shenjta

Figurat fetare që marrin pjesë në konferencë në Pakistan kanë kërkuar nga muslimanët nga bashkësi të ndryshme të bashkohen për mbrojtjen e vendeve të  shenjta.

Imamë të shquar musliman dhe figura fetare të pranishëm në konferencën me titull  "Mesazhi i Qerbelasë" të mbajtur në kryeqytetin e Pakistanit, në Islamabad,  bëri thirrje për një analizë në çështjet e muslimanëve të botës dhe të mbrojtjes bashkarisht të objekteve fetare nga ana e muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë, njoftoi Agjencia e Lajmeve - Taqrib News (TNA).

Raghib Hussein Naimi, nga  Xhamia (Shoqata) Naimia Islamabad  theksoi se komunitetet muslimane shiitë dhe sunitë duhet të bashkohen për të mbrojtur vendet e shenjta duke bërë thirrje për një analizë më të thellë të incidenteve në Botën e Islame.

Huxhat-ul-Islam Amin Shahidi, anëtar i Këshillit Ideologjia Islame dhe kreu i Mexhlisit  Vahdat-i-Muslimin Pakistan (MWM) ka thënë:

"Ai i cili ndjek rrugën e Imam Husejnit (a.s.) është një ndjekës i Islamit pa marrë parasysh  në çfarë medh’hebi ai beson. " 

Ai shprehu keqardhjen mbi politikat luftënxitës kundër Jemenit dhe tha: "Pionierët e kësaj lufte janë duke rrejtur sa më shumë të jetë e mundur për të reduktuar mundësitë  që të dallojnë  të vërtetën dhe gënjeshtrën."

"Është e pamundur që njerëzit të cilët kanë zhvilluar dashurinë më të thellë për profetin Muhammed (a.s.) dhe që falin namazin  drejt Qabes së shenjtë as që mendojnë të kenë në shënjeshtët Xhaminë e Shenjtë.” 

Burimi: Tasnim News