Ushtria siriane vret dhjetra militantë afër kryeqytetit
Forcat e ushtrisë siriane kanë vrarë të paktën 175 militantë të huaj, grupe të el-Kaides, pranë kryeqytetit, Damask, në operacionin e saj të fundit.
Sipas Televizioni shtetëror sirian të
mërkurën, në një pritë në afërsi të fshatit Otajbeh në rajonin Ghouta Lindore, humbën
jetën shumë militantë, kryesisht sauditë,
por edhe nga Katari dhe çeçenë.
Televizioni shtetëror sirian shtoi
Duke vepruar në bazë të informacioneve në një pritë të organizuar mirë,
ushtria jonë kurajoze ka vrarë dhjetëra terroristë të Frontit el-Nusra, në
zonën Ghouta Lindore, shumica e tyre të huaj, jo-sirianë.”
Ushtria siriane tha se militantët
kishin hyrë në Siri nga Jordania, herët gjatë ditës. U plagosën edhe një numër
i panjohur i militantëve .
Forcat e ushtrisë, gjithashtu, njoftojnë
se konfiskuan armë të militantëve.
Fshati Otajbeh ka dëshmuar se një
numër i pritave të ngjashme nga ana e ushtrisë ka ndodhur disa herë në muajt e
fundit.
Kjo vjen disa ditë pasi forcat
siriane kryen operacione të ngjashme në një numër fshatrash në rrethin e Homsit,
Hama dhe të Halebit, duke vrarë dhjetëra militantë.
Fronti el-Nusra ka në shënjestër
civilë dhe ushtarë sirianë, sulmet e tyre vdekjeprurëse kanë për qëllim
përmbysjen e qeverisë të udhëhequr nga Bashar el-Assadi.