Rouhani: Irani duhet të thyej zinxhirin e sanksioneve
Kryetari i Iranit Hassan Rouhani tha se Republika Islamike duhet të thyej zinxhirin e padrejtë dhe mizor të sanksioneve ndaj vendit, duke shtuar se qeveria ka ndërmarrë hapat fillestare.
Duke iu drejtuar një tubim të madh
të njerëzve në portin jugor të Bandar Abbas, të martën, Rouhani tha se në hapat
e parë, pjesë e sanksioneve për sistemet e sigurimit dhe ato bankare, të
anijeve, dhe importet automobilave janë hequr.
Negociatorët iranian për çështje
bërthamore përfunduan me sukses raundin e parë të bisedimeve me fuqitë botërore,
tha ai, dhe u zotua se , me mbështetjen e popullit, ata do të vazhdojnë
bisedimet për të arritur fitoren përfundimtare.
Ai u zotua, gjithashtu, se
administrata e tij do të përkrah të drejtat e popullit në bisedimet bërthamore,
duke thënë se qeveria e tij nuk do të tërhiqen as një hap për të
mbrojtur të drejtat e popullit iranian, duke përfshirë të drejtat e tyre
bërthamore.
Më 24 nëntor, 2013, Irani dhe Grupi
5 +1 ( pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus
Gjermania ) arritën një marrëveshje të përkohshme mbi programin bërthamor të
Teheranit , sipas të cilit Irani ra dakord për të mos zgjeruar programin e tij
bërthamor dhe për të pezulluar në 20 për qind pasurimin e uraniumit në këmbim
për një lehtësim të kufizuar për sanksionet ndaj vendit.
Marrëveshja hyri në fuqi më 20
janar, dhe të dy palët ranë dakord për të punuar në një zgjidhje të plotë gjatë
gjashtë muajve të ardhshëm.
Përveç tjerash, në fjalën e tij, kryetari
i Iranit tha se populli duhet të përgatitet për zhvillime të mëdha në sferën e
politikës ekonomike , politike dhe në
politiken e jashtme.
Hassan Rouhani premtoi gjithashtu se
populli iranian, nga të gjitha sferat e jetës, qofshin sunnitë apo shi’itë, do
të kenë të drejta të barabarta, të drejtat civile në administrim të
maturisë dhe shpresës.