Asadi: Turqia ka per ta paguar shumë shtrenjtë për mbështetjen e militantëve Sirianë
Presidenti sirian ka deklaruar se Turqia ka per t’a paguar shumë shtrenjtë strehimin që u bëri terroristëve në kufirin e saj me Sirinë. Kufiri turko-sirian është 900 km i gjatë dhe sipas opozitës turke ky kufi është nënkontrollin e Al- Kaedës dhe militantëve të bashkuar të cilët i kanë shpallur luftë qeverisë siriane. Asadi në një intervistë me një kanal të opozitës turke, Halk, e quajti kryeministrin turk Rexhep Tayyip Erdogan një bigot dhe akuzojë Ankaranë që ka lejuar terrorista të ndryshëm nga e gjithë bota që të kalojnë drejt Sirisë për të sulmuar popullin dhe ushtrinë.
Komentet e Asadit i kanë ardhur si bombë Turqisë ndërkohë që shpërthimet në kufi vazhdojnë duke rritur numrin e vdekjeve. Banorët fajësojnë militantët e bashkuar të Al-Kaedës si dhe qeverinë e tyre që po bën një sy qorr karshi këtyre masakrave. . Gurhan Kaya, kryetarët i Qarkut të partisë opozitare MHP-së tha se presidenti Asad “duhet t’i flasi“ qeverisë turke.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti sirian akuzuan Turqinë për mbështetjen e kryengritësve të huaj. Duke e quajtur Turqinë udhëheqësin më të madh të kryengritësve dhe duke akuzuar gjithashtu Ankaranë për trajnimin e militantëve në tokën e saj. Në deklaratë e sipër u tha se sikur Turqia do të provonte të mbyllë kufijtë e saj të paktën për një javë, kriza në Sirinë fqinje do të përfundojnë befas.
Disa thonë se Turqia është tashmë duke paguar çmimin për mbështetjen dhe përkrahjen e militantëve. Ka patur disa shpërthime në kufijtë e saj me Sirinë duke shkaktuar viktima. Shumë fajësojnë për shpërthimet militantët e Al-Kaedës që aktualisht patrullojnë kufijtë. Presidenti Asad ka paralajmëruar gjithashtu Turqinë kundër strehimit të terroristëve duke thënë se do të vijë dita që ata në fund do të kthehen kundër strehuesit të tyre.