Suudi Arabie

Myftiui Arabisë Saudite: Festimi për ditëlindjen e Pejgamberit Muhammed (a.s.) është i pabazë, supersticion dhe injorancë

 Shejh Abdul Aziz Al Shejh, Myftiu Vehabi  i Arabisë Saudite
Shejh Abdul Aziz Al Shejh, Myftiu Vehabi i Arabisë Saudite

Shejh Abdul Aziz Al Shejh, Myftiu Vehabi  i Arabisë Saudite, e ka konsideruar kremtimin për ditëlindjen e Pejgamberit Muhammed (a.s.)  fetarisht të pabazë dhe ka gjetur gjatë festimeve një grumbull  supersticionesh dhe injorancë.

Duke e përshkruar traditën e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhammed si "idhujtari", Myftiu,  Shejh Abdul Aziz Al Shejh,  paralajmëroi për mbajtjen e një ngjarje të tillë, raportoi Agjencia e Lajmeve AWD.

Por kur vjen përvjetori i ardhjes në pushtet të Al-Saudit në Arabinë Saudite, e cila është quajtur "Dita Kombëtare", Myftiu i Gjykatës së Arabisë Saudite lëshoi ​​një fetva të re, me një qëndrim tjetër!

Shejh Abdul Aziz Al Shejh, ka deklaruar se ndryshimi i ditës kombëtare në ditë "falënderimi", është një domosdoshmëri dhe i kërkoi popullit, në këtë ditë, që të shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Allahut.

Shejh Abdul Aziz Al Shejh  predikon Vehabizmin, një  “ideologji” radikale, që frymëzon terroristët tekfiristë në të gjithë botën. Grupe të tilla terroriste - veçanërisht Daesh / ISIS / ISIL / IS – i deklarojnë njerëzit e feve dhe besimeve të tjera si "pafetë" dhe, në bazë të "dekreteve" nga ‘hoxhallarët” sauditë , që ata duhet të vriten. Fjala tekfir është fjalë arabe  që dike e "shpallë si një jobesimtar."

Në sytë e Vehabive, vendet historike dhe faltoret e shenjta emërtohen si vende  të "shirk-ut" - idhujtarisë ose politeizmit - dhe duhet të shkatërrohen.   Kur fiset al-Saud pushtuan Mekën në vitin 1920, gjëja e parë që ata bënë ishte shkatërrimi i varrezave  të shumë prej figurave të rëndësishme të Islamit. Ata kanë qenë të shkatërrues të trashëgimisë së vendit qysh atëherë.

Për shumë vite, hoxhallarët e vijës së ashpër Vehabi, Xhamia e Medines, ku ësht varrosur Pejgamberi, Muhammedi (a.s.), që konsiderohet si vendi i dytë më i shenjtë në Islam, Vehabitë, megjithatë, besojnë se varri është idhujtari. Një broshurë, pamflet,  e botuar në vitin 2007 nga ana e Ministrisë për Çështje  Islame të Arabisë Saudite,   nga Abdulaziz Al Shejh, Myftiut i Madh i  Arabisë Saudite, deklaroi se "Kybja e Gjelbër do të shkatërrohet dhe varri në në Xhaminë e Pejgamberit do të shkatërrohet. "  

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një Fetva e tilla qesharake kanë  nxjerrë nga këto ‘hoxhallarë’ Vehabi. Ka fetva të tilla qesharake (dekret fetar), të tilla si: - një fetva që lejon burrat e uritur  për të ngrënë bashkëshortët e tyre për të shpëtuar jetën e tyre…Aty është xhihadi…Vritni Miki Mauzin! Vrani shiitët.Të pa fetë nëse mendojnë se Toka është e rrumbullakët dhe rrotullohet rreth diellit!