Qendra Islame ‘Imam Mehdiu’ (a.s.) në Brazil Organizon Kursin Kur'anor për fëmijët, nxënësit
Qendra ‘Imam Mehdiu’ (a.s.) është një Qendër Islamike në Sao Paulo, Brazil, që mban programe të ndryshme për pakicën muslimane të qytetit.
Në mesin e këtyre programeve është një Kurs Kur'anor që mbahet çdo të shtunë për fëmijët e moshës 5 deri në 12 vjeç.
Huxhet ul Islam Hussein Halilu, Asma Khazraxhi, Rubab Kunyar dhe Zejnab Xhamoud janë instruktorët.
Kursi përfshin mësime mbi mësimin përmendësh të Kur'anit, mësimin përmendësh të disa sureve (kapitujve), ngjarjet e Kur'anit, lutjet e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s. ) dhe Ehl-ul-Bejtit (a.s.).
Sipas Asma al-Khazraxhi, Kursi Kur’anor filloi në muajin hënor të Sha'aban-it (Maj).
Ajo tha për Agjencinë IQNA News se si brazilianët, fëmijët nga shtete të ndryshme, nga Iraku, Irani, Libani, Siria, Sudani po mësojnë në këtë Kurs Kur’anor.
Asma Khazraxhi tha Kursi Kur’anor ka për qëllim rritjen e njohurive të fëmijëve muslimane rreth Islamit, Kur'anit dhe jetës së Pejgamberit (a.) dhe të Ehl-ul-Bejtit (a.s.) dhe duke i ndihmuar ata të lexojnë Kur'anin me saktësi.

Ajo vazhdoi duke thënë se Kursi Kur’anor është pritur me shumë ngrohtësi nga myslimanët dhe pritet të zhvillohet edhe në të ardhmen.
Islami ka një histori të gjatë në Brazil. Islami hyri në këtë shtet të Amerikës Latine në shekullin e XVI-të me migrimin e skllevërve nga Afrika Perëndimore. Shumica e pakicës muslimane të Brazilit janë zezak të races Uruba.
Numri i tyre arriti në 100,000 në vitin 1910 pavarësisht nga të gjitha kufizimet ose ndalimet mbi veprimtaritë e tyre fetare.
Gjatë shekullit të XX-të, mijëra muslimanë u zhvendosën nga Libani, Siria, dhe një numër i vendeve të tjera në Brazil, e cila çoi në përhapjen e mëtejshme të Islamit në Brazil.
Por kjo nuk është vetëm migrimi që është shkaktar për rritjen e numrit të muslimanëve në këtë shtet të Amerikës së Jugut. Ka pasur brazilianë të shumtë që kanë përqafuar Islamin gjatë viteve të fundit pasi kishte mësuar në lidhje me mësimet e saj të larta.
Aktualisht, popullsia muslimane e Brazilit është vlerësuar në 1 milion, me qytetin e Rio de Zhaneiro që ka numrin më të madh të muslimanëve.
Në Brazil janë 127 xhami, statistikat tregojnë, se numri i xhamive është katër herë më shumë se numri i xhamive në vitin 2000.
Brazili është shteti më i madh në Amerikën Latine dhe shteti i pestë më i populluari në botë.
Burimi: IQNA News