Në Moskë do të organizohet konferenca mbi unitetin islamik
Irani dhe Rusia së bashku do të organizojnë një konferencë të titulluar "Uniteti Islamik: Bazat e diskursit".
Planifikuar për të mërkurën, 19 tetor 2016, konferenca do të mbahet nga Forumi Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit (WFPIST), në bashkëpunim me Këshillin e Myftinisë Ruse, tha Manuchehr Motaki, deputet ndërkombëtar në Forumin Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit.
Ai tha se konferenca ka për qëllim të theksuar rëndësinë e Unitetit Islamik dhe refuzimin e ideologjisë ekstremiste tekfiriste.
Hoxhallarë, studiues dhe mendimtarë nga të dy vendet, si dhe mysafirë nga disa shtete muslimane do të marrin pjesë në konferencë, shtoi Manucher Mottaki.
Një delegacion nga WFPIST, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i saj, Ajetullah Mohsen Araki do të niset sot nga Teherani për në Moskë për të marrë pjesë në konferencë.
Delegacioni përfshin një numër të dijetarëve muslimanë shiitë dhe dijetarëve muslimanë sunni.