Iraku

Lideri i ISIS-it al-Baghdadi arratiset minuta para sulmit ajror në Mosul

Lideri i grupi terrorist, ISIS dhe CIA, Abu Bakr Al-Baghdadi
Lideri i grupi terrorist, ISIS dhe CIA, Abu Bakr Al-Baghdadi

Koalicioni ka kryer një sulm ajror në Mosul gjatë një takimi të krerëve të organizatës terroriste ISIS; i pranishëm ishte lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi, i cili  vazhdimisht e ndryshon vend-qëndrimin e tij në Irak dhe Siri. Për fat të keq, në momentin e fundit, ai u arratis.

Udhëheqësi i Grupi terrorist Abu Bakr Baghdadi i shpëtoi një sulmi ajror në fushatën e Irakut për të çliruar qytetin verior të Mosulit minuta përpara një sulmi,  burimet lokale të sigurisë i thanë  të hënën Agjencisë së Lajmeve Sputnik.

"Al-Baghdadi  është arratisur në momentin e fundit nga sulmi ajror gjatë  një takimi në mesin e komandantëve në Mosul", kanë thënë burimet.

Lëvizjet e Al-Bagdadi janë të njohura  vetëm për rrethin e tij të brendshëm, udhëheqësi vazhdimisht ndryshon vend-qëndrimin në Irak dhe Siri për t’u shmangur sulmeve ajrore.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, si dhe një numër i qyteteve të tjera veriore dhe perëndimore të Irakut dhe qytetet tjera u pushtuan në vitin 2014 gjatë një ofensive të ISIS-it.

Të dielën vonë, kryeministri i Irakut Haider Abadi njoftoi fillimin e operacionit ushtarak për të rimarrë Mosulin nga terroristët e ISIS-it.

Burimi: Sputnik