Prapavia e çlirimit të Mosulit në Irak
Ushtria siriane dhe aleatët e saj po përgatiten për invadimin masovik të mijëra luftërave të ISIS-it të cilët kur të çlirohet Mosuli do të ikin në Siri. Qëllimi i vërtet i operacionit aq të paralajmëruar të ”çlirimit” të Mosulit, në të cilin dyshojnë zyrtarët ushtarak sirian, është se Siria të vërshohet me mijëra militantë të ISIS-it të cilët do të largohen nga”kryeqytetit” i tyre në Irak dhe do të kalojnë në “minikryeqytetin e tyre” në Raka të Sirisë, ka shkruar eksperti i shquar i Lindjes së Afërt Robert Fisku për gazetën”The Independent”. Disa javë mediat perendimore dhe ekspertët amerikan paralajmërojnë çlirimin e Mosulit të cilin e krahasojnë me”betejën për Stalingradin” dhe”luftë gjer në vdekje të luftëtarit të fundit të ISIS-it”. Disa nga ta janë të bindur se pritet fitorja e shpejtë e forcave irakiane, të cilëve do të shpejtojnë konfliktet në mes vetë terroristëve në vet Mosulin. Njëkohësisht Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se kolonat e refugjatëve të cilët do të ikin nga qyteti i rrethuar në drejtime të ndryshme . Megjithatë sirianët konsiderojnë se ISIS-i thjeshtë do të braktis Mosulin dhe do të drejtohet në hapësirat të cilët i ka në kontroll në Siri. Me fjalë tjera në rast se Mosuli shpejt çlirohet, ushtria e tërë e “kalifatit” do të mund të jetë e drejtuar në Siri në luftë kundër qeverisë së Asadit dhe aleatëve të tij, gjë që është skenari të cilin Washingtoni e pret me padurim, shkruan Robert Fisku në kolumnen e vet.
Në të vërtetë, ushtria e Asadit e cila në luftën që po zgjat më shumë se 5 vite ka humbur 65.000 ushtarë dhe e cila është bombarduar edhe nga ana e amerikanëve në Deir el Zora me ç’rast i janë vrarë 60 ushtar, të cilin Washingtoni e ka karakterizuar si gabim, tani do të ballafaqohet me kërcënim serioz edhe me luftëtarët e ISIS-it të cilët pas humbjes së Mosulit do të mund të kalonin në Siri. Duke pas parasysh në mundësinë e madhe, se ushtarët sirian dhe aleatët e tyre, pore dhe Rusët, do të përballen me një situatë të ri, ballafaqim me ta, ashtu që nuk është çudi se çlirimi i Halepit lindor,do të duhet të përfundojë sa më shpejtë pa marr parasysh çmimin, dhe atë gjithsesi para rënies së Mosulit, përfundoi Fisk.
Në të vërtetë edhe sekretari i përgjithshëm e Hezbollahut, Hasan Nasrullahu, e ka vërejtur këtë kërcënim në fjalimin e vet dhe ka porosit se në rast se forcat e ISIS-it do të pësojnë disfatë nga irakianët në Mosul, atëherë forcat irakiane do të detyrohen të kalojnë në Sirinë lindore dhe të vazhdojnë luftimet kundër grupeve terroriste edhe në Siri. Atëherë në rast se është e vërtetë atë që shkruan Robert Fisku, gjatë betejës për Mosul, Washingtoni dhe Riadi paraprakisht kanë përgatitur korridoret për tërheqjen e militantëve të ISIS-it nga Mosuli për kalimin e tyre në Siri, të cilën edhe e kanë paralajmëruat më parë edhe komandantët shiit në Irak.
Burimi: Alter Mainstream Info