Siria

Perëndimi kurrë nuk do të durojë pavarësinë e cilit do shtet

Siria është shtet i pavarur, ndërsa Perëndimi kurrë nuk do të durojë pavarësinë e cilit do shtet, pa marr parasysh a bëhet për një Siri të vogël apo Rusinë e madhe, ka deklaruar kryetari sirian Bashar el Asad në intervistën e dhënë për gazetën ruse”Komsomolskaja pravda”. Bashar el Asadi ka vlerësuar se çlirimi i Halepit do të ishte trampolinë kërcyese për ushtrinë siriane që të shpori terroristët drejt kthimit të tyre nga kanë ardhur, në Turqi.

“Duhet të vazhdojmë me pastrimin e kësaj hapësire dhe shporrjen e terroristëve drejt Turqisë, që të kthehen nga kanë ardhur, apo që t’i vrasim. Opsion tjetër nuk ekziston”, ka thënë kryetari sirian Asad.

Ka cek se Arabia Saudite i ka ofruar ndihmën e qeverisë së tij në rast se pranon të ndërpres marrëdhëniet e tija me Iranin, shtetin i cili është aleati kryesor i Sirisë. Kryetari sirian Bashar al Asad ka thënë se sauditët i kanë thënë haptas.” Në rast se largoheni nga Irani dhe shpallni se i ndërpritni të gjitha lidhjet me të, ne do të ju ndihmojmë. Shumë thjesht dhe shumë drejtpërdrejtë”.

Ripërtëritja e armëpushimit në Siri do të jetë tema kryesore e bisedimeve ndërkombëtare që do të mbahet ditën e shtunë në qytetin zviceran Lozan, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme ruse Marija Zaharova. Tema kryesore do të jetë shqyrtimi për mundësit e zgjidhjes së krizës siriane me aksentin kryesor të domosdoshmërisë të ripërtëritjes së armëpushimit në bazë të marrëveshjeve të arritura më parë në mes Rusisë dhe SHBA-së me 9 shtator në Gjenevë, ka deklaruar zëdhënësja ruse Marija Zaharova.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të marrin mbi vete obligimin që të bashkëpunojnë me palët në terren që të sigurojnë respektimin e plotë të kushteve të armëpushimit eventual. Rusia është e hapur për bashkëpunim me partnerët global dhe rajonal në luftë kundër terrorizmit, si dhe për zgjidhjen e krizës siriane me mjete politike, ka shtuar zëdhënësja ruse Marija Zaharova.