Kulturë - Art - Fe

Ambasadori vlerësoi iranologun rus për përhapjen e gjuhës perse

Ambasadori i Iranit në Rusi, Mehdi Sanaei përshëndeti përpjekjet e iranologut të Rusisë  Muhammed Nuri Osmanov për përhapjen dhe mësimin  e gjuhës perse  në Rusi.

Ai i bëri këto komente në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin Republikës Ruse të Dagestanit,  në Makhachkala, për të nderuar përpjekjet e Muhammed Nuri Osmanovit.

Gjatë ligjëratës së tij në këtë ceremoni, ambasadori falënderoi Muhammed Nuri Osmanovin për përkthimin e Kur’anit dhe poezinë me vlerë të madhe iraniane – perse, duke përfshirë  edhe poezinë e Firdusit dhe Hajamit në  gjuhën ruse.   

Ambasadori i Iranit në Rusi, Mehdi Sanaei Sanaei gjithashtu falënderoi Osmanov për përhapjen e mësimit të gjuhës perse në Rusi.

Muhammed Nuri  Osmanov ka lindur më 6 shkurt 1924 në Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit. Ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Moskës  në vitin 1950. Ai mori diplomën e doktoratës në letërsi në vitin 1954 dhe tani është profesor i studimeve iraniane në Rusi.

Burimi: IRNA