Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani: Imam Hussejni (a.s.) nuk i takon vetëm Islamit, muslimanëve shiitë
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani tha të dielën se Imam Hussejni (a.s) nuk i përket vetëm Islamit dhe muslimanëve shiitë dhe është shumë popullor në mesin e të gjithë të liridashësve në të gjithë globin.
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani i bëri këto komente në një ceremoni të zisë në Bangkok për të përkujtuar përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.), nipi i Pejgamberit, Muhammedit (a.s.).
Ceremonia u ndoq edhe nga një numër i iranianëve që jetojnë në Tajlandë dhe ulema (dijetarët) muslimanë shia.
Imam Hussejni (a.s) sakrifikoi jetën e tij për hir të lirisë së njerëzimit dhe qëllimet e tij ishin universale dhe nuk janë të kufizuara në një grup të veçantë, kjo është arsyeja pse ai u bë i përjetshëm, tha kryetari, Hassan Ruhani.
Burimi: IRNA