Suudi Arabie

Marokenët bojkotojnë shkuarjen në Umre

Sindikata Kombëtare e Agjencive Turistike të Marokut ka bojkotuar shkuarjen në Umre, në Arabinë Saudite, pasi Rijadi ka vendosur të rrisë tarifat për udhëtim.

Arabia Saudite, e cila ka krizë financiare për shkak të çmimeve në rënie të naftës dhe koston në rritje nga agresioni vdekjeprurës në Jemen, së fundmi ka vendosur të rrisë tarifat për udhëtim të Umres në 2000 rijalë.

Sindikata Kombëtare e Agjencive Turistike të Marokut  kritikojë   vendimin, duke thënë se ajo do të ndalojë dërgimin  haxhinjve në Umre në Arabinë Saudite, raporton  al-Kuds al-Arabi.

Sindikata tha se me këtë veprim të Arabisë Saudite shumë muslimanë nuk mund të përballojë udhëtimin.  

Sindikata i bëri thirrje agjencive marokene të udhëtimit për të ndaluar dërgimin haxhinjve për Umre nëse Rijadi nuk e rishqyrton vendimin e tij.

Çdo vit, qindra e mijëra  haxhinj  shkojnë në Mekë për të kryer Umren, e njohur gjithashtu si  ‘Haxhi i vogël’.

Umrah është një ‘Haxh i vogël’ në Meke që kryhet nga muslimanët që mund të ndërmerret në çdo kohë të vitit, ndryshe nga Haxhi që duhet të kryhet në muajin e Dhul Hixhxhe sipas Kalendarit Hënor të Hixhrit.