İran

Al Saud duhet të gjykohet për tragjedinë në Mina

Huxhet-ul-Islam Ahmad Khatami
Huxhet-ul-Islam Ahmad Khatami

Një autoritet i lartë iranian ka theksuar se tragjedia në Mina në vitin e kaluar, 2015,  dëshmoi se regjimi saudit nuk ka kompetencë për të drejtuar vendet e shenjta në Mekë dhe Medinë.

Duke iu drejtuar besimtarëve në predikimin e tij në Namazit e Kurban Bajramit të hënën, Huxhet-ul-Islam Ahmad Khatami tha se sundimtarët sauditë duhet të ndiqen penalisht për dështimin e tyre për të siguruar Haxhinjt,  sikur ngjarja tragjike që ndodhi në Mina,  një tragjedi e cila la qindra haxhinj të vdekur në vitin e kaluar.

Një gjykatë islamike duhet t’i vënë zyrtarët e regjimit të Rijadit para drejtësisë në gjyq për krimet e tyre kundër haxhinjve, tha ai.

Sipas autoritetit fetar, një komision i përbërë nga elitat botërore muslimane duhet të jetë përgjegjës për menaxhimin e vendet e shenjta, ose të paktën të menagjojnë Haxhin.

Huxhet ul Islam Khatami në vazhdim tha se ndjen keqardhje për heshtjen e Botës Islame për krimet saudite, duke vënë në dukje se ata që u mbytën në tragjedinë e Mina-s  ishin nga 37-të shtete islamike, asnjë shtet përveç Iranit nuk e ka ngritur  zërin e tyre kundër Rijadit. 

Ai gjithashtu e përshkroi mosveprimin e organizatave ndërkombëtare  mbi tragjedinë e Mina-s  si të turpshme.

Më shumë se 4700  haxhinj  u mbytën  më 24 shtator 2015, gjatë një përplasje, tollovije në Mina, pranë Mekës gjatë  Haxhit. 

Incidenti shënoi tragjedinë më të rëndë që ka ndodhur ndonjëherë gjatë Haxhit.

Organizata Iraniane e Haxhit  thotë se janë mbytur në këtë fatkeqësi 464 haxhinj  nga Irani.

Incidenti erdhi gati dy javë pasi dhjetëra haxhinj u vranë në një incident tragjik në Mekë.  

Më 11 shtator 2015, një vinç masive ndërtimi u rrëzua afër  Xhamisë së  Madhe të Mekës gjatë një stuhije, duke vrarë të paktën 107 njerëz, duke përfshirë 11 iranianë, dhe duke plagosur 201 të tjerë.

Autoritetet saudite janë kritikuar për paaftësinë e tyre për të siguruar miliona haxhinj  gjatë Haxhit në Mekë çdo vit.

Burimi: IQNA News