Ajetullah Mukarrem Shirazi: Tri dallimet kryesore ndërmejt Islamit të Vërtetë dhe Vehabizmit
"Për fat të mirë, rënia e Vehabive ka filluar dhe bota tashmë është duke e njohur identitetin e tyre të vërtetë, nuk ka rëndësi se çfarë Vehabitë mendojnë për iranianët, tha Ajetullah Makareem Shirazi.
Duke folur në Xhaminë e Madhe të qytetit Kum, Ajetullah Mukarrem Shirazi iu referua një Fervaje (Dekret, Vendim fetar) të kohëve të fundit në të cilin Myftia vehabi i quan iranianët jomuslimanë "dhe shtoi se" Islami i Muhamed ibn Abdullahut (a.s.) është i ndryshëm nga ai i Muhamed ibn Abdulvahhabit, themelues i Vehabizmit dhe ekzistojnë tri dallime kryesore në mes të Islamit të vërtetë dhe Vehabizmit, e para është mizoria e Vehabistëve "dhe dhuna e cila është absolutisht kundër mësimeve të vërteta të Islamit të vërtetë , vehabitë kryejn çdo lloj të krimeve me gjakftohtësi. "
Shkëlqesia e tij, Ajetullah Mukarrem Shirazi : "Dallimi i dytë është se ne besojmë se të gjithë ata që dëshmojnë Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin) konsiderohen si musliman, si vëllezër dhe motra në fenë Islame, ndërsa Vehabinjtë i quajnë të gjithë ata që nuk ndjekin ideologjinë e tyre si qafira apo të pa fe."
"Pika e tretë është se Islami rekomandon mbajtjen e marrëdhënieve miqësore me ata muslimanë që nuk kërkojnë armiqësi ndaj teje, Kur’ani i Shenjtë e ka rekomanduar atë fuqimisht, megjithatë vehabitë vazhdojnë për t’i shitur vajzat muslimane në tregjet si skllevër," citon Hawzah Ajetullah Makaremin të ketë thënë.
Autoriteti i lartë musliman shiitë më tej tha: "Vehabizmi nuk e bën Islamin të barabartë, fatmirësisht hoxhallarët sunnitë njoftoi në Çeçeni se Vehabizmi nuk është një sekt Islamik, në të njëjtën mënyrë që ne, muslimanët shiitë, nuk i konsiderojmë Vehabitë si myslimanë dhe që vërteton origjinën e rreme të Vehabizmit i cili nuk ka të bëjë asgjë me Islamin e vërtetë "
"Për fat të mirë, rënia e Vehabive 'ka filluar dhe bota është tashmë duke njohur identitetin e tyre të vërtetë, nuk ka rëndësi se çfarë Vehabitë mendojnë për iranianët", përfundoi Ajetullah Makarrem Shirazi.
Burimi: Hoze News