Europa

Antonio Guterres do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së

Ish kryeministri portugez Antonio Guterres do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Marrëveshja për këtë është arritur në votimin joformal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me dyer të mbyllura, ndërsa deklaratën e prezentoi përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vitalij Çurkini. Guterres ka marr mbështetjen e 13 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ndërsa dy anëtar abstenuan. Asnjë anëtare e Këshillit të Sigurimit me drejtë vetoje nuk ka votuar kundër tij në votimin e gjashtë të fshehtë, kanë deklaruar diplomatët. Që Guterresi të preferohet formalisht Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit ishte dashur të miratoje rezolutën me dyer të mbyllura. Çurkini ka thënë se vendimi i Këshillit të Sigurimit zyrtarisht do të konfirmohet të enjtën, pas së cilës për Guterresin do të duhej të votojë edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Guterres lajmin e ka publikuar në profilin e tij në Twitter. Guterresi i cili 10 vite ishte zyrtar i organizatës së KB-së për refugjatë, ka fituar gjithsejtë 13 vota pozitive, prej të cilëve katër ishin shtete me të drejtë vetoje, dhe dy vota abstenime, nga e cila njëri ishte shtet i përhershëm.

Gjatë mandatit të tij ai ka mbikëqyr reformën strukturale të UNHCR-it, duke zvogëluar personelin në selinë në Gjenevë për më shumë se 20% dhe ka ngrit efikasitetin e agjensionit dhe kapacitetin për reagim të shpejtë. Aktivitetet e UNHCR janë trefishuar gjatë asaj kohe për shkak të futjes së qasjes tjetër lidhur me çështjen e planifikimit të buxhetit, por edhe për shkak të shtimit të numrit të refugjatëve në botë për shkak të konflikteve nga 38 milion në vitin 2005 në 60 milion në vitin 2015. Para se të punonte në UNHCR më shumë se 20 vite ka punuar në qeverinë portugeze dhe shërbimin shtetëror. Në fillim të vitit 2000 ishte kryetar i Këshillit të Evropës. Për deputet të parlamentit të Portugalisë është zgjedhur në vitin 1976 dhe ka qenë për plot 17 vite me radhë, duke kryesuar komisionet e ndryshme, por ishte edhe shefi i klubit parlamentar. Në periudhën prej vitit 1981 gjer më 1983 ishte anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. U lind në Lisbonë në vitin 1949, është inxhinier me profesion. Flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe spanjollisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ka garuar në mesin e 10 kandidatëve.  Në rast se konfirmohet edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Guterres do të merr funksionin zyrtarisht me 1 janar 2017.