Siria

Essadi: ShBA-ja i friksohet Impaktit të Revolucionit Iranian në Botë

Presidenti Sirian, Bashar al-Essad
Presidenti Sirian, Bashar al-Essad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Essad është shprehur se ShBA-ja i trembet faktit se Revolucioni Islamik Iranian i vitit 1979 po frymëzon njerëzit nga të gjithë anët e botës.

Ai është shprehur për Tremujorëshin e Studimeve të Politikës së Jashtme të Teheranit se Washingtoni i trembet mundshmërisë që shtetet e tjera të ndjekin modelin e Revolucionit Islamik.

Bashar Essadi ka thënë se: “Përpara se të fillonte kriza (e Sirisë), ShBA-ja insitonte në faktin që Siria praktikisht t’i kundërvihej aksit të rezistencës në Iran. Megjithatë, ne kurrë nuk pranuam të ndërmerrnim një hap të këtillë. Edhe në të shkuarën, që prej Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja ka arritur sukses vetëm duke krijuar vështirësi për botën dhe duke shkatërruar shtete.”

Epiqendra e luftës kundër terrorizmit

Më pas ai ka shtuar se, amerikanët dëshironin që qeveria siriane të zëvendësohej me një shtet të komanduar – i cili shumë lehtasi do t’ia dorëzonte në dorë të gjithë vendin Perëndimit.

Ai është shprehur se ata kishin përgatitur dhe materializuar një skenar sipas të gjithë të drejtat e popullit sirian do të ishin mohuar dhe injoruar dhe do të hapej dhe do të bëhej e përshtatshme për dominimin e ardhshëm të Perëndimit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Pasi ka falenderuar Iranin për mbështetjen që ka dhënë në rezistencën e Sirisë në përballjen e saj me terrorizmin, kryetari i shtetit sirian ka vijuar duke u shprehur se: “Tashmë Siria është kthyer në epiqendrën e luftës kundër terrorizmit në botë. Ajo që po ndodh sot në Siri do të ndikojë në hartën e re politike në botë.”

Republika Islamike e Iranit i ka mundëuar Sirisë mbështetjen e saj këshilluese në vetë-mbrojtjen kundër milicive të mbështetura nga forca të jashtme, të cilat kanë filluar që prej vitit 2011.

Gjithashtu, Assadi është shprehur se Turqia është një agjete e ShBA0së dhe një kukull e përdorur nga politika e jashtme amerikane.

Më pas, ai ka vijuar duke u shprehur se negocimi me terroriztët “nuk është gjëja e duhur për t’u bërë”, megjithatë nëse kjo gjë ndihmon në ndalimin e derdhjes së gjakut atëherë duhet folur me terroristët.

Së fundmi ai e ka mbyllur duke u shprehur se qeveria siriane i ka dhënë amnisti të gjithë personave që i ulën armët dhe hoqën dorë.

Burimi: Press TV