Zbulohet letra e Hillarit drejtuar Obamës, Amerika ka ‘’gisht’’ në luftën e Sirisë
Administrata Obama – Clinton prodhoi fuqizimin e terrorizmit në Lindjen e Mesme vetëm me qëllimin për të mbrojtur Izraelin.
Një dokument i publikuar i cili është vjedhur së fundi nga imella e Hillary Clinton, ka zbuluar se si Clinton e orientoi presidentin Barack Obama të orkestronte një luftë civile në Siri për tu shërbyer interesave gjeopolitike të Izraelit. Ky dokument vërteton politikat e ndjekura nga SHBA për të rrëzuar Bashar al Asad me dhunë dhe kjo për të ndihmuar Izraelin.
“Mënyra më e mirë për të ndihmuar Izraelin të arrijë një marrëveshje me Iranin për çështjen e armëve bërthamore është nëpërmjet popullit të Sirisë për të rrëzuar regjimin e Bashar Assad” – shkruan Clinton, citon lapsi.al.
“Programi bërthamor i Iranit dhe lufta civile në Siri duken si pa lidhje me njëra tjetrën por në fakt janë. Ajo që e shqetëson më shumë Izraelin, dhe që nuk ka mundësi ta shprehë është humbja e monopolit të armëve bërthamore. Nëse Izraeli e humb këtë monopol, bëhet i parrezikshëm për kundërshtarët në rajon. Nëse Irani prodhon armën bërthamore nuk e ka të vështirë të thërrasë aleatët e saj të Hezbollahut në Siri për të sulmuar Izraelin” – shkruan ajo.
Ajo e mbyll me një konkluzion se sulmi i drejtpërdrejtë nuk do të ishte në interes të SHBA dhe Izrael. Sipas Clinton fundi i regjimit të Asad do të mbyllte edhe një aleancë të së keqes dhe për këtë ai nuk duhet mbështetur.
Për fat të keq ky e-mail provon edhe një herë se si administrata Obama – Clinton prodhoi fuqizimin e terrorizmit në Lindjen e Mesme vetëm me qëllimin për të mbrojtur Izraelin.