Muslimanët e Rusisë kërkojnë nga autoritetet e Rusisë të shtojnë festat Islame në Listën Federale
Një aktivist i ka bërë thirrje kryetarit të Rusisë dhe kryeministrit për t’i bërë zyrtare dy festat e mëdha muslimane, duke thënë se përndryshe festimi i Krishtlindjeve në mbarë vendin mund të shihet si diskriminim.
Qytetari privat Jury Kurbanov ka publikuar një peticion me këtë kërkesë në faqen e internetit Change.org website dhe iniciativa e tij po fiton popullaritet. Në mesazh, ai thotë se është duke vepruar "në emër të të gjithë muslimanëve rusë", të cilët, sipas vlerësimit të tij, përbëjnë deri në 20 për qind të popullsisë.
Jury Kurbanov vë në dukje se aktualisht shumë muslimanë janë duke lëvizur nga trojet ku Islami është një fe tradicionale për rajonet e tjera të Federatës Ruse. Kurbanov pastaj thekson se Krishtlindja Ortodokse është aktualisht një festë zyrtare, ditë pushimi e paguar në Rusi, pavarësisht nga fakti se ajo festohet vetëm nga të krishterët ortodoksë rusë.
Kurbanov dëshiron që autoritetet për të shtuar dy festat e mëdha muslimane – Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami në listën federale të ditëve të festave të paguara, duke thënë se përndryshe muslimanët të cilët jetojnë jashtë juridiksionit tradicionalisht-muslimane nuk mund plotësisht të përkushtohen për festimet.
Aktualisht festat muslimane janë shpallur festa, ditë pushimi, të paguara, në rajone të tilla si Krime, Bashkortostan, Adjgeya, Dagestan, Ingusheti, Çeçeni dhe Kabardino-Balkarija.
Gjithashtu, republikat kryesisht budiste e Buryatia dhe Kalmykia kanë ditë pushimi të paguar për Vitin e Ri budist në Republika Sakha- Yakutia ka një ditë feste zyrtare me pagesë për festën pagane Yhyakh apo Mesi i Verës.
Kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të Komunitetit Musliman të Rusisë kanë kërkuar njohjen e festave të tyre në nivel federal. Në vitin 2008, një kërkesë e ngjashme është bërë nga kreu i Shoqatës Kulturore Muslimane, Muhammed Salyakhetdinov, dhe në vitin 2011, nga kreu i Republikës Bashkiria, Rustem Hamitov.
Aktualisht ligji rus njeh nëntë festa zyrtare në mbarë vendin, duke përfshirë Krishtlindjen Ortodokse Ruse e cila festohet më 7 janar. Megjithatë, çdo vit qeveria lëshon një dekret të veçantë për ditët e pushimit, shpesh duke kombinuar disa data në periudha të shkurtëra të pushimeve në mbarë vendin. Për shembull, në vitin 2017 pushimet e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjes do të zgjasin nga 1 janari 2017 deri më 9 janar 2017.
Burimi: Russia Today